Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group

Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group

klik ekspo group event organizuar nga klik ekspo approved event organizuar nga klik ufi approved event organizuar nga tiranës ufi approved event organizuar

Të nderuar partnerë dhe kolegë,

Për këdo qe mund te jete i interesuar kam kënaqësinë t’ju prezantojë dhe ftojë të vizitoni  Sallonin Ndërkombëtar të Energjisë që do te mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 21 deri në 24 Nëntor 2018  në Pallatin e Kongreseve.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, vjen si evenimenti i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrëse drejt Ballkanit, një realitet me mbi 200 milion konsumatorë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirjen e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Evropian të përmbushur. Edhe ky edicion, do t’i përmbahet hullive të traditës së edicioneve paraardhëse, duke parashikuar mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjatë ditëve të Panairit. Ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbime know-how e tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit që përmbush kërkesat e tyre për informacionin e domosdoshëm në lidhje me tregjet, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet sipas llojit te sektorit.

Integruar në edicionin e 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group, Salloni Ndërkombëtar i Energjisë është latuar sipas kërkesave të investitoreve ndërkombëtare te sektorit, për të pasur një panoramë më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim te energjisë elektrike, propozimin e burimeve te rinovueshme te energjisë, gazit, erës dhe të tjera zgjidhje në mbrojtje dhe dashamirëse me mjedisin.

Salloni Ndërkombëtar i Energjisë, do të konfigurohet i hapur të presë të gjitha Kompanitë dhe Institucionet të gatshme për të promovuar projektet dhe angazhimin e tyre me gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekspozuesit dhe investitorët ndërkombëtare. Për me shume aktualisht mund te gjendet guida e edicionit te kaluar.

Salloni i Ndërkombëtar i Energjisë  u drejtohet:

  • Sipërmarrësve, përfaqësuesve te institucioneve publike, kërkuesve dhe studiuesve ne kërkim te zgjidhjeve qe sjellin risi ne lidhje me shfrytëzimin e burimeve te ripërtërishme te energjisë si ne industrinë qe përfaqësojnë ashtu dhe dikastereve shtetërore: shfrytëzim i burimeve alternative dhe ulje te kostos se energjisë elektrike, te mund te përftojnë te mirat për ambientin dhe mbi të gjitha për qytetarin.
  • Projektuesve, ndërtuesve, inxhiniereve te cilët duhet te jene ne një hap me teknologjitë e reja, te shumëfishojnë njohjet e tyre ne treg qe mund te çojnë ne zgjidhje me te mira dhe me pak te kushtueshme për furnizimin me energji elektrike, sisteme te ngrohjes apo ndriçimit, ide qe sjellin minimizim te kostove ne jetën e përditshme (këshilluesit te energjisë elektrike për familje).
  • Kompanive kombëtare dhe botërore qe ekspozojnë zgjidhjet dhe fuqinë e tyre ne treg duke ekspozuar produkte dhe shërbime duke qarkuar te gjithë sektorin ne te tere zinxhirin e vlerave qe nga gjenerimi i energjisë, furnizimi, sistemet e transmetimit e deri tek shpërndarja tek konsumatori final.
  • Ndërmarrjeve ne kërkim te përmbushjes se nevojave te tyre për energji elektrike me burime te rinovueshme; dhe ndërmarrje qe tashme i propozojnë këto zgjidhje (burime alternative, gaz, ere, diell, biomasa etj.).

Profili i Vizitorit:

 Përfaqësues te enteve shtetërore;

 Sipërmarrës dhe investore te industrisë;

 Inxhiniere dhe projektues

 Prodhues dhe shpërndarës te energjisë

 Banka dhe shërbime financiare

 Ente kërkimore dhe zhvillimi

 Prodhues te materialeve elektrike, impianteve elektrike,

 Kompani ndërtimi

Evente Dytesore

 Organizim i një grupi profesionistësh te interesuar për te vizituar punimet ne kantiere / site punimesh për Projektet e Energjisë Fotovoltaike,  apo te tjera Projekteve Publike Madhore;

 Prezantime e vizita “virtuale” ne hidrocentrale e parqe eolike; prezantime projektesh ne pritje te financimeve, prezantimi i shembujve me te mire për t’u ndjekur “best practice” (ne sallat e konferencave te Pallatit te Kongreseve.)

Klik Ekspo Group

Rr. Donika Kastrioti, Nd.14, Kt. 10, Suite 27

Tirana 1001 – Albania

Tel: +355 4 2274210; 2274212

E-mail: info@klikekspogroup.com

Web: www.klikekspogroup.com

Web: www.albanianmilitaryexhibition.com

Facebook: https://www.facebook.com/KlikEkspoGroup1/

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: