Energjia, tregu dhe qasja strategjike

Energjia, tregu dhe qasja strategjike

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

energjia tregu dhe qasja strategjike tregu dhe qasja strategjike energjia tregu dhe qasja

Hapja e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e një impianti diellor prej 50 MW është shoqëruar me interes të shtuar deri ne mediat e lindjes se largët. Për rezultatin e tij duhet pritur, të paktën sipas  kritereve të hapjes së tenderit të garës, rezultatin që do të dalë nga vlerësimi i ofertave me 17 Shtator 2018 pranë Ministrisë se Energjisë.

Gjithsesi, me këtë tender, vendi tashmë është projektuar drejt një filozofie të re në lidhje me sektorin e energjisë, e cila shkon nga adoptimi i teknologjisë më inovative, deri në  menaxhimin e energjisë përmes bursës së energjisë.

Fakti është se në një ekonomi globale e pa barriera, rritja e investimeve kalon nga kapaciteti i adaptimit me trajektoret e inovacionit. Në të kundër reformat strategjike, te ndjekura ne rruge administrative kërkojnë më shumë vëmendje dhe energji në ndjekjen në vazhdimësi si parësi në objektivat afatgjatë të zhvillimit.

Midis shumë përparësive, energjia përveç të qenit një investim dhe njëherësh shërbim, në thelb është edhe një produkt (mall). Madje si një commodity është një ndër produktet e vetëm që mund ta rendisin Shqipërinë në “skakierën” ndërkombëtare të sigurisë, duke ju referuar në përgjithësi projektit TAP, dhe në veçanti bursës së energjisë lidhur me rajonin.

Po ashtu, energjia nuk është thjesht një investim, por është baza për transformimin e ekonomisë, nga një qasje thjeshtë konsumatore drejt efikasitetit në prodhim dhe përdorim. Për më tepër, ajo bën të mundur ndërtimin e një industrie për të shfrytëzuar përparësitë natyrore që na dallojnë dhe të përmbushurin e sfidës së depërtimit në tregjet ndërkombëtare.

Ndaj, duhet të fillohet të mendohet sa më parë për një shndërrim të kontratave afatgjatë të kompanive në funksion të “çlirimit” të tregut, dhe ofrimin e subvencioneve drejt konsumatorëve. Kështu siç rentabiliteti për kompanitë do duhet te kërkohet ne menaxhimin, efeciencën dhe investimet teknologjike, që mbështeten në sinjalet e tregut, dhe jo tek ndërhyrjet publike me dekretet apo rregullore, të cilat krijojnë veç një “shtrembërim” të ri, dhe janë ose të pa zbatueshme në praktikë ose të tejkaluara nga koha.

Në fakt potencialisht, ky shndërrim mund të verifikohet që në formulën e përdorur në Akerni, duke bërë që mbështetja të “rëndoje” më pak për konsumatorin, pasi pjesa shtesë prej 20-50 MW do të hyjë në tregun e lirë. Pra, filozofia e re është shumë pozitive, sepse stimujt për PV-të në këtë rast, vijnë nga tregu, dhe kanë një rendiment më të madh duke bërë parqet e mëdha fotovoltaike edhe më ekonomike se HEC-t.

Ndërkohë, siç njoftohet nga autoriteti i energjisë, është nisur një rivlerësim i tarifave për PV-të deri ne 2 MW, pra për të bërë një rilancim të ri të kësaj kategorie. Kështu, thelbi i saj qëndron në faktin se tarifat deri më këtu në 100 Eur/MWh, me te drejte mund të konsiderohen bujare dhe ato të reja do jenë më të ulëta, ose e kundërta parqet fotovoltaike nuk po zhvillohen me ecurinë e pritshme dhe për këtë arsye të ketë një rritje të tyre.

Gjithsesi, nga sa referuar ndryshimet pritet të jenë minimale, por zgjidhjet mbeten në udhëkryqin midis vazhdimit me “arnime” të përkohshme të tarifave administrative, ose dhënies së dritës jeshile drejt hapjes definitive të tregut, që do te bënte që sektori të kthehet me të vërtet në një motor të zhvillimit ekonomik, në mënyrën më eficiente e rentabël në kohë të gjatë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: