Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Bursa, themelore për menaxhimin e burimeve energjetike

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

#strategji #hapja e tregut te energjisë #skenar #ulje të çmimit afatgjatë #shërbimeve energjetike #efecience burimet energjetike #KESH #furnizimi i konsumatorëve të mëdhenj

Sektori i energjisë ka definuar tashme një strategji që i referohet skenarëve të ndryshëm, duke i dhënë përparësi mundësive qe ofrohen nga hapja e tregut te energjisë. Tani që janë analizuar dhe përcaktuar hallkat ne afatgjate, thelbësore është të diskutuarit ne me shume detaje për mundësitë qe hap tregu për sektorin e energjisë. Pikërisht ne ketë drejtim do të përpiqemi të bëjmë një reflektim të thjeshtuar, duke përmbledhur aspektet më të rëndësishme lidhur me bursën e energjisë

Siç e dimë, tregu i energjisë deri me këtu ka ecur ngadalë dhe efektet e tij duket se kane mbetur më shumë brenda institucioneve dhe kompanive publike pa u bërë të prekshme për konsumatorët, kompanitë dhe investitorët. Kjo sepse po vazhdojmë të mbajmë te paprekur barrierën kryesore – apo thelbin e tregut – lirinë për të zgjedhur një furnizues, e cila ne mënyre definitive “shtrembëron” të gjithë sektorin e energjisë dhe ekonominë në tërësi.

Për shkak të natyrës së saj inovative, vështirësisë se kuptimit qofte edhe nga ana nocionale, dhe sigurisht mungesës se eksperiencës për të ndërmarre këtë hap të pashmangshëm, edhe pas shumë vitesh nga fillimi i reformës, mbetet shumë skepticizëm për realizimin e saj, madje dozat janë ne një fare mënyre edhe ne rritje. E gjithë kjo, përfshin të paktën dy ose tre vjet vonesë, përveçse një rënie ne shkelje me angazhimet e ndërmarra në nivelin e komunitetit rajonal të energjisë dhe me mbështetësit ndërkombëtarë të sektorit.

Për të qartësuar kuadrin, le të fillojmë me pikat që krijojnë më shumë pështjellim, që lidhen me skenarët potencial që rrjedhin nga hapja e tregut. Fakti i njohur nga të gjithë është se bursat rrisin transparencën, efikasitetin dhe konkurrencën. Prandaj, çmimi i energjisë në tregun me shumice me çdo gjase do të shënoje ulje. Ndërsa njëkohësisht duhet të kujtojmë varësinë nga importi, ku tradicionalisht blejmë mesatarisht 30% dhe vitin e kaluar kemi arritur ne kuotën rreth 50%. Pra, nëse ky skenar do të verifikohet, atëherë thjesht nuk kemi nevojë për investime të mëtejshme me subvencione, sepse mund te blejmë me lire në treg!

Por edhe nëse shikojmë variantin e kundërt, duke supozuar për një çast se çmimi i energjisë do të jetë më i lartë, kjo do të thotë që investimet do të aktivizohen pa mbështetje. E rëndësishme është te theksohet se investimet e bëra sot ngarkohen mbi faturën e energjisë, dhe me rritjen e investimeve në teknologjitë më të shtrenjta fotovoltaike kjo peshe sa vjen dhe do të shtohet edhe më shumë mbi konsumatorin. Pra me hapjen e tregut të energjisë dhe duke supozuar rritjen e çmimeve, subvencionet zvogëlohen dhe shumë sektorë te lidhur me investimet e reja aktivizohen në një zinxhirë vlere te shtuar dhe punësimi.

Ndërkohe qe çmimet e larta do te bënin qe konsumatorët dhe bizneset, falë nivelit aktuale të zhvillimit të përgjithshëm dhe mundësive ligjore te ofruar për prodhimin e shpërndarë te energjisë, të ndryshojnë qasjen dhe të fillojnë të lëvizin drejt zgjidhjeve që shikojnë investime për prodhimin e tyre të energjisë dhe masat për përdorim efikas te saj. Nga ana tjetër, fondet e lira publike mund të riorientohen për të forcuar rrjetin e energjisë elektrike, duke u kthyer kështu ne një aset afatgjate për të gjithë shoqërinë.

Pra, në finale, nëse e hapim tregun, se pari do të shohim çmimin reale te energjisë dhe aktivizim te investimeve. Ne ketë rruge Shqipëria është vetëm vendi i fundit qe hynë, dhe fakti është se bursat, të paktën me trendin aktual dhe të pritshëm, priren të kenë një ulje të çmimit afatgjatë dhe luhatje të forta përgjatë ditës. Për këtë arsye, në të ardhmen, fitimet më të mëdha nuk do të gjenerohen nga investimet apo kontratat afatgjata të lidhura qofte ne formën e PPA-ve ose marrëveshjeve te drejtpërdrejta privat -privat, por nga menaxhimi apo me mire ofrimi i shërbimeve energjetike.

Për të gjitha këto, hapja e tregut përveç se detyrim i pashmangshëm për t’u integruar në tregun evropian të energjisë duke zbatuar paketën e tretë të energjisë të BE-së, është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të vene ne efecience burimet energjetike, qofshin ato publike apo private. Prandaj, rregullatori i energjisë duhet të aplikojë sa më shpejt të jetë e mundur modelin e tregut te përgatitur me mbështetjen e IFC-së përmes ndihmës së grupit të konsultimit të nivelit të lartë të bursës norvegjeze, të aprovuar qe në mesin e vitit 2016.

Efektet do të jenë të shumta dhe të menjëhershme, për shkak të reduktimit të nevojës për subvencione dhe transformimin e kompanive në aktorë të zhvillimit. Para së gjithash, gjiganti shqiptar i prodhimit KESH, i cili deri këtu vazhdon te jete i renduar nga borxhet e politikave te gabuara te privatizimit dhe mbajtjes se kontratave te rregulluara, falë rezervës ujore që lejon një role mbizotërues të paktën në rajonin tonë, do të përfitonte nga shitja kur çmimi do të kulmojë në bursat rajonale. Nëse shikojmë përreth, kjo po bëhet me sukses nga të gjithë kompanitë e tjera private, edhe se shume me të vogla, siç është Statkrafti, Ayen, etj., të cilët shpesh nuk preferojnë të shesin në vend edhe për shkak te avantazheve qe te jep teknologjia hidrike ne bursat spot te energjisë.

Me të ardhurat që do të ofrohen për buxhetin publik, mund të kompensohen ato që nevojiten në bilancin energjetik te kompanisë me te madhe shqiptare, pra ajo qe i duhet OSHEE-se të blejë si ofrues i shërbimit për të gjithë konsumatorët e mbrojtur. Megjithëse kjo nuk do të jetë e nevojshme pasi që OSHEE-ja, si kompania qe thuajse ka ne portofolin e saj të gjerë te gjithë konsumatorët, falë rolit te ofruesit te shërbimit universal atë te tregut te lire dhe sistemit të shpërndarjes, mund të optimizojë duke blere pothuajse në çdo treg të gjithë bazën e nevojave vjetore të energjisë, me kontrata afatgjata dhe me një çmim shumë të volitshëm.

Kështu, siç KESH nëpërmjet masave rregullatore për kontratat afatgjate, edhe OSHEE-ja, duhet të çlirohet nga furnizimi i konsumatorëve të mëdhenj, të cilët janë plotësisht në gjendje të blejnë në tregun e liberalizuar. Vetëm për shembull nëse sa këtu do te kishte ndodhur gjatë 5 muajve të parë të këtij viti për konsumatorët e lidhur me nivelin 35 kV, të cilët ngurruan pasi deri me këtu nuk e dinë dhe e shohin tregun, do ta kishin blere me një çmim më të ulët te asaj qe paguan. Ndërsa nga qershori e ne vijim po paguajnë më shtrenjtë për shkak se nuk kane menduar me kohe për të hyrë në marrëdhënie me furnizuesit.

Arsyet qe të gjitha se bashku po çojnë qe përfundimisht te mbizotëroje edhe ndaj me skeptikëve nevoja e daljes ne tregun e lire, i cili nga ana tij por formësohet edhe nën presionin e shtuar te sekretariatit te energjisë. Pra, tani qe po kompletohen me pjesën rregullatorë ndryshimet e fundit ligjore, dhe është pothuajse përmbyllur rinegocimi i planit të ristrukturimit të sektorit energjetik me Bankën Botërore, duket se përfundimisht jemi afër dhënies se dritës jeshile te burse se energjisë. Në fakt, në këtë drejtim, OST është aktualisht në fazën e implementimit të platformës elektronike për shkëmbimin e energjisë, por mbetet e pafalshme pozicioni deri diku i pakuptimte i kompanive private që nuk kane aftësinë dhe kapacitet të përfitojnë nga mundësitë që hapen nga tregu i energjisë.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: