Studimet teknike në infrastrukturat energjetike

Studimet teknike në infrastrukturat energjetike

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

zhvillimin e projektit, ndërtimin e impiantit fotovoltaik, kritereve teknike, studimi teknik, terma ekonomikë, kostot financiare, kostot e ndërtimit, terma financiarë, impaktit mjedisor, infrastrukture

Siç është bere e njohur gjerësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka hapur procesin konkurrues për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, në zonën e Akërnisë (Vlorë). Përzgjedhja e projektit do te bazohet ne prezantimin e studimeve qe referojnë për përmbushjen e kritereve teknike sipas sa shpallur në paketën tenderuese.

Po çfarë kuptohet me kriteret teknike dhe prezantimin e studimeve? Normalisht këto studime kërkojnë ekspertize te thelluar dhe përgatitje tailar made për një propozim të dhënë ne përmbajte te kritereve te shpallura, e cila vjen pas një analize te hollësishme ne terren. Gjerësia dhe thellësia e tyre ndryshon sipas rastit nëse behet fjale për një skemë neto, një projekt me autorizim, kontraktim direkt, partneritet privat publik, investim strategjik, etj.

Ne çdo rast, pavarësisht teknologjisë se përdorur, duke përfshire këtu ne përgjithësi dhe atë diellore, me ere, ujë apo tjetër, apo edhe formës se investimit duke përfshirë nga një lidhja e një marrëveshje te skemës neto, autorizim, PPP, deri tek marrëveshja direkt ne investimet strategjik, etj., e dhëne me procedure te pakërkuar apo tender për kapacitete, ato janë studime qe duhet te japin besueshmëri të mjaftueshme teknike, ekonomike dhe financiare të projektit qe kërkohet te ndërmerret, si dhe ndikimin e tij mjedisor dhe social.

Kështu, në parim, studimet teknike fillojnë me grumbullimin dhe përgatitjen e informacionit që lidhet me synimin për ndërtimin virtual të projektit dhe shqyrtimin e tejkalimit të problemeve që lidhen me besueshmërinë teknike të projektit të propozuar. Ndërtimi, i cili duhet të shoqërohet nga skema e përgjithshme e prezantimit të gjithë burimit të energjisë të propozuar.

Kështu nder te tjera projekti shoqërohet njëkohësisht me një diagram elektrike të agregateve dhe bllokut të transformimit, ku të evidentohen qartë pika e lidhjes me sistemin dhe pika e matjes. Për ketë lidhur me faktin nëse është një kontraktim i drejtpërdrejt apo partneritet ose jo, kërkohet te sigurohet sipas rastit opinioni i OST-së apo OSHEE-së mbi lidhjen e tij me sistemin e transmetimit ose shpërndarjes së energjisë elektrike.

Një aspekt tjetër i ndjeshëm ka te bej lidhur me çështjen e tokës. Normalisht kërkohet një përcaktim i qarte i shtrirjes gjeografike të vendit ku do të ngrihet apo zhvillohet veprimtaria, duke dhënë referencat ekzakte me ane te një harte. E njëjta gjë, me ndryshimet e rastit, edhe për sa i takon gjurmës se linjës që lidh burimin gjenerues me sistemin e transmetimit ose shpërndarjes. Sa këtu behet baze për te punuar lidhur me shume çështje te ndjeshme nga ato te pronësisë tek ato qe shikojnë efektet mjedisore e sociale.

Vetëm pas ndërtimit te centralit ne mënyrë virtuale mund te procedohet në terma ekonomikë, ku studimi duhet të paraqesë një plan biznesi, që demonstron besueshmërinë ekonomike të projektit të propozuar. Plani i biznesit duhet të përcaktojë, minimalisht, shpenzimet dhe të ardhurat e pritshme (në muaj) si dhe kohëzgjatjen e periudhës së ndërtimit. Kostot duhet të ndahen në kategoritë përkatëse: kostot financiare, kostot e ndërtimit (përfshirë kostot lidhur me fuqinë punëtore, makineritë dhe lidhjen me rrjetin), kostot e operimit dhe të mirëmbajtjes.

E gjitha bene te mundur qe te mund te fillohet te mendohet në terma financiarë, duke paraqitur një plan që demonstron besueshmërinë financiare të projektit të propozuar. Plani financiar duhet të përcaktojë, në mënyrë të qartë dhe transparente se pari ne përfitim te vet investitorit, se si ai synon të financojë projektin e propozuar. Ai duhet të përcaktojë, minimalisht, sasinë e alokuar të kapitalit të vet, ndaj burimeve financiare të jashtme të kërkuara, burimet konkrete të financimit nga jashtë dhe një program të detajuar financimi. Në veçanti, kjo pjesë behet me tej objekt i një studimi të hollësishëm nga bankat ose fondet e zhvillimit.

Gjithsesi për sa i përket raportit me autoritet kontraktuese investitori duhet të paraqesë dokumentet e ndryshme mbështetëse, qe mund te jene në formën e një letre interesi, marrëveshje kreditimi ose çdo dokument tjetër, që vërtetojnë mbështetjen financiare të projektit nga institucionet financiare ose bankat vendase apo të huaja, ku shprehen qartë vlerat monetare për financimin dhe struktura e financimit (financim i vetë investitorit, kredi bankare, donacione apo financime të tjera).

Në çdo rast qe te shkohet përpara pa pengesa kërkohet te menduarit paraprakisht ne terma të impaktit mjedisor dhe social të projektit të propozuar. Zhvilluesi duhet të sigurojë informacion lidhur me ndikimin pozitiv ose negativ të projektit mbi përdorimin e tokës, biodiversitetin dhe peizazhin, efektet lidhur me ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë, emetimin e gazrave në atmosferë, tokë ose ujë, ndotjen akustike, si dhe çdo ndikim social të projektit, si p.sh. ato për punësimin lokal, përmirësimin e infrastrukturës, etj. Studimi mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis i cili duhet të bazohet në legjislacionin në përditësim te vazhdueshëm.

Sa me sipër sjelle natyrisht ka kosto te rëndësishme dhe kërkon zotërimin e një kompleksi njohurish mbi aspektet rregullatore, ligjore dhe teknike për zhvillimin e një propozimi të suksesshëm. Megjithatë, sa këtu nuk duhet te mendohen për tu bere për te fituar garën kundrejt konkurrenteve eventual apo ca me keq thjeshte për te kaluar kriteret ligjore (te konsideruara si pengesa!) por gjithashtu duhet te jete i qëndrueshëm për me tej lidhur me projektin e zbatimit, arritjen e marrjes se financimit, ndërtimin dhe testimin, si dhe menaxhimin e suksesshëm ne kohe te gjate (te paktën përreth 30-40 vitet e ardhshme).

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

This website uses cookies. By continuing to use this site, you accept our use of cookies. 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: