Njohja me kriteret e projektit fotovoltaik në zonën e Akërnisë

Njohja me kriteret e projektit fotovoltaik në zonën e Akërnisë

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

e pjesëmarrjes në procesin konkurrues tarifën e pjesëmarrjes në procesin pjesëmarrjes në procesin konkurrues e pjesëmarrjes në procesin tarifën e pjesëmarrjes në

Në ditët e para të muajit gusht është iniciuar gara e hapur ndërkombëtare për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, me kapacitet gjenerues të instaluar mbi 50 MW, në zonën e Akërnisë (Vlorë). Objekti i procesit konkurrues është përzgjedhja e ofertës më të mirë teknike, e cila do të mbështet me një tarifë deri ne 100 Eur/MWh.

Pjesëmarrja ne gare, ndryshe nga rastet e prokurimeve deri këtu, nisur nga fakti i përgatitjes se projekti nga autoriteti publike, është e rezervuar vetëm për ofertuesit që kanë paguar tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues. Për këtë, kompanitë e interesuara duhet të paguajnë paraprakisht tarifën e pjesëmarrjes në vlerën 2.000 Euro (dy mijë euro), në llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sa me sipër do të bëjë të mundur njohjen më shumë detaje të tjera direkt për shoqëritë ofertuese. Ofertuesit që kanë paguar tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues mund të paraqisnin edhe pyetjet e tyre deri në 24 gusht 2018, të cilat është pare te marrin përgjigje brenda datës 31.08.2018. Mandej është mbajtur edhe një takimi paraprak pranë ministrisë se energjisë dhe vizita në terren me date 27 Gusht 2018.

Pra bëhet fjalë për një përpjekje te re për te afruar asistencën më të mirë të interesuarve për ketë projekt vlerësuar si tepër inovative dhe ambicioz. Procedurë qe përbehet nga dy “leva” kryesore: nga një anë sasinë më të madhe të pikëve e kanë kriteret teknike, të cilat duhet të garantojnë standardet më të mira ndërkombëtare. Nga ana tjetër, një pjesë e rëndësishme e pikëve i jepet ofertuesit që kërkon mbështetjen më të ulët financiare.

Sa me sipër bene te domosdoshme qe kompanitë të jenë të specializuara dhe të paraqiten me një oferte të mirë detajuar. Kështu, ndër të tjera duhet të llogarisin edhe skenarët në kohë të gjatë lidhur me shitjen e energjisë në tregun lokal, apo ndërkombëtarë me kontrata direkt apo nëpërmjet tregut të organizuar, lidhur me kapacitetet e tjera shtesë nga 20 MW deri në 50 MW.

Si rrjedhim, janë të domosdoshme vlerësimet sensitive mbi kostot fikse dhe variabël, regjimin tatimor, parashikimet rregullatore dhe opsionet legale, që behën garanci e të fituarit jo vetëm të se drejtës, por dhe të sigurimit të financimit dhe realizimit të një investimi rentabël. Për më tej për te marre pjese ne gare çdo kompani  duhet të paraqesë sigurimin e ofertës në vlerën 200.000 Euro. Kritere që ne rast përzgjedhje hapin rrugën për fazën finale të negocimit dhe nënshkrimit me autoritetin kontraktues të propozimit fitues.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

43,658,396 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: