Sektori i energjisë përcakton objektivat deri ne 2030

Sektori i energjisë përcakton objektivat deri ne 2030

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

e re e sektorit energjetike strategjia e re e sektorit re e sektorit energjetike e re e sektorit strategjia e re e

Takimi i fundit për ketë sezon i Këshillit të Ministrave më 31 korrik 2018, shikoi miratimin e një strategjie të re për sektorin e energjisë deri në vitin 2030. Hartimi i se cilës është rezultat i një procesi qe ka zgjatuar prej disa vitesh dhe kishte parë se fundmi prezantimin ne publiku më 26 mars 2018.

Korniza e re strategjike tashme e ne vijim do te mbështetet në dy shtylla kryesore: zhvillimi i reformave për të nxitur integrimin rajonal dhe forcimin e qëndrueshmërisë, të udhëhequr nga pjesëmarrja në iniciativën e Komunitetit të Energjisë, dhe në veçanti në nivel ndërkombëtar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

Strategjia e energjisë 2018-2030 vjen pas një periudhe zhvillimesh dinamike për ekonominë në tërësi dhe në veçanti për sektorin e energjisë. Sektor qe po përjeton reforma të rëndësishme strukturore bazuar në një tërësi ligjesh, aktesh normative dhe rregullatore të përtërira plotësisht. Kështu që tashme për me tej hapet mundësia e ndjekjes së objektivave strategjike të vendit për të lejuar integrimin e plotë në infrastrukturën energjetike evropiane.

Një kuadër që do të shërbejë si bazë për zhvillimin e Planit të Integruar të Energjisë dhe Klimës në 2018. E gjitha për te ndërtuar një paketë për të adresuar dhe përshtatur me kontekstin shqiptar, pesë dimensionet e Strategjisë së Bashkimit të Energjisë, në përputhje me procesin e negociatave qe do çelen se afërmi për përgatitjen e anëtarësimit, duke çuar në një nivel më të lartë sigurinë energjetikë, objektivat e qëndrueshmërisë, konkurrencën, etj.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

34,660,686 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: