Energjia diellore përcaktuese për vizionin e 2020

Energjia diellore përcaktuese për vizionin e 2020

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

përcaktuese për vizionin e 2020 energjia diellore përcaktuese për vizionin diellore përcaktuese për vizionin e për vizionin e 2020 përcaktuese për vizionin e

Zhvillimi i energjive alternative të rinovueshme dhe veçanërisht atyre nga dielli dhe era, me qëllim diversifikimin dhe optimizmin e prodhimit të energjisë në Shqipëri, janë kthyer ne objektivat kryesor në sektorin strategjike te energjisë. Në këtë drejtim, ndërsa fondi i parë i fotovoltaikës prej 20 MW është duke u zbatuar ne praktike, plani i ripërtëritur i veprimit (PVKBER 2020) me vendim qeveritar të vitit 2018, shënoi një trefishim te shumës totale të kapacitetit fotovoltaike, duke kaluar nga 40 MW në 120 MW dhe dyfishim për sa i takon atij te erës duke arritur ne 70 MW.

Investimet që vijnë si pjesë e një marrëveshjeje midis ministrisë së energjisë dhe BERZH-it nënshkruar majin e kaluar, dhe më pas midis vete BERZH-it dhe Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, i cili sheh mundësinë e plotësimit të kërkesës gjithnjë dhe në rritje (viti i kaluar me 4.9%) duke u fokusuar në fotovoltaikë për të arritur objektivin e vitit 2020. Qasje qe me tej është shoqëruar kohët e fundit me përjashtimin nga çdo detyrim doganor për komponentët e importuar fotovoltaike.

Brenda kësaj kornize, kuadri normative për këto investime është rishikuar nga ministria e energjisë dhe po punohet gjithashtu për të përgatitur mekanizmin për garat ndërkombëtarë për impiantet e para në shkallë të gjerë. Njëkohësisht, edhe kuadri i ri i investimeve të huaja, i cili po përpunohet aktualisht, siguron një baze me te mire për te përthithur investimet e huaja, duke ofruar një mekanizëm më efektiv për te mundësuar zgjidhjen e çdo problemi midis palëve (përtej çdo nevoje për rekurs në rrugë gjyqësorë, te garantuara që nga fillimi i viteve ’90).

Ndër të tjera, edhe në lidhje me çështjet tekniko-ligjore me tipike të energjive alternative e veçanërisht fotovoltaike, siç është obligimi për t’u lidhur me rrjetin dhe dispeçerimi prioritare, investitori shikon ofrimin e garancisë nga ministria nëpërmjet kompanisë publike për lidhjen e sistemit fotovoltaike në rrjetin kombëtar, nëpërmjet një kontrate paraprake me operatorin e rrjetit qe ne fazën e paraprake te përgatitjeve te projektit.

Një kontratë që njëkohësisht garanton blerjen e të gjithë energjisë se prodhuar për 15 vjet, bazuar në çmimin e vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë, duke sanksionuar gjithashtu detyrimin e pagesës ndërmjet palëve. Për me shume, ne këto projekte, tarifa e paparaparë ne marrëveshjen e autorizimit është fikse, domethënë e tipit feed-in, dhe shprehet në euro dhe me saktësisht e fiksuar ne 100 euro MWh, duke u dhënë siguri maksimale planeve të biznesit dhe eliminuar çdo rrezik te mundshëm financiar ne kohe te gjate.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

23,577,472 total views, 9 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: