Pse projektet hidroenergjetike shpesh mbesin në letër?

Pse projektet hidroenergjetike shpesh mbesin në letër?

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

projektet hidroenergjetike shpesh mbesin në pse projektet hidroenergjetike shpesh mbesin hidroenergjetike shpesh mbesin në leter

Projektet hidroenergjetike janë të rregulluara deri në detaje, nga investimi tek tregtimi i energjisë. Për këtë përcaktuese janë analizat sensitive të vlerësimit gjatë fazës paraprake të projektit. Vlerësime që më tej bëjnë të mundur dhe gjetjen e financimit me interesa të favorshme. Siç në të kundër mangësitë e të cilave bëhet shkak për dështime që verifikohen me shpeshtësi duke u kthyer në një bumerang për gjithë sektorin energjetikë.

Energjia nga burimet hidrike është forma që deri këtu ka gjetur zhvillim praktik, vlerësuar nga të gjitha palët si e vetmja me interes ekonomik në kushtet e Shqipërisë. Pavarësisht perspektivave të reja që po hapen me liberalizmin e tregut dhe ardhjen e gazit natyror apo uljen e çmimit dhe përmirësimin e teknologjive alternative si fotovoltaike dhe eolike, megjithatë edhe për disa kohë shfrytëzimi i burimeve ujore do të mbetet ndër format e prodhimit me kosto më të ulët. Aspekt tejet i rëndësishëm duke qenë se çdo kosto reflektohet në mbështetjen e akorduar këtyre investimeve, dhe i ngarkohet në përgjithësi sistemit, apo përballohet nga buxheti, por në finale rishpërndahet tek konsumatori fundor.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në raportin e fundit zyrtare (2017), duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524  hidrocentraleve me kapacitet 2165 MW dhe prodhim vjetor 9342,31 GWh, prej të cilave 177 janë aktive, 43 janë në ndërtim dhe 364 priten të ndërtohen. Numër që referuar HEC-eve në total duke përfshirë edhe ato nën 2 MW, duhet të jetë me i madh pasi përveç veprave energjetike këtu të kualifikuar si të dhëna në koncesion, ato që kanë parë një shtrirje të gjerë vitet e fundit janë të dhëna me procedurën e autorizimit.

Megjithatë, për sa më sipër me interes është të theksuar të faktit që një pjese e madhe nuk kane nisur, siç mbetet për t’u vlerësuar që shume janë anuluar apo nuk do behën kurrë për efekt të kalimit të afateve. Në çdo rast, nisur nga rëndësia në shumë nivele për ekonominë, me shume vlerë është po aq të kuptuarit pse investimet në hidrocentrale kane mbetur ne letër, në mënyre të ngjashme me shume projekte eolike, biomase, apo tjetër. E gjitha në funksion të faktit që diçka e tillë të mos ndodh në të ardhmen dhe për ato fotovoltaike që duket se kanë një përparësi kohët e fundit por akoma s’kanë filluar implementim e tyre në mënyrën e shumë pritur apo në mase të gjerë.

Sa pari, veprat energjetike dhe veçanërisht ato hidrike, paraqesin sfida komplekse për shkak të ndërvarësisë nga shumë faktorë që e bëjnë të domosdoshme fazën e studimit të thelluar përpara çdo vënie në praktik të tyre. Megjithatë, në vend si në pjesën tjetër të rajonit (përveç se ndoshta ne Kosovë), nuk ka një autoritet që ofron nëpërmjet një sistemi qendror të dhënat historike, apo dhe të tashme e së ardhmes, për të mbështetur vendimmarrje e një investimi në kohe të gjate siç janë ato në sektorin e energjisë hidrike.

Për sa me sipër, sigurimi i këtyre të dhënave dhe informacioneve mbi çështjet më të rëndësishme lidhur me potencialin e një projekti hidroelektrik, për sa i takon pellgut lumore, hidrografik dhe normalisht burimit ujorë në tërësinë e tij, është hapi i parë që duhet të ndërmerret. Vetëm duke ndjekur plotësisht zbatimin e qasjes “poshtë-lart” të aplikuar mbi tërë pellgun lumorë, dhe jo vetëm referencat e përgjithshme “kombëtare”, në planifikimin e hidrocentralit mund të sigurohet vlefshmëria teknike e secilit projekt.

Kështu, çdo projekt greenfield apo edhe rehabilitues qoftë, duhet të trajtojë ndër aspektet e para çështjet themelore që lidhen me rentabilitetin e prodhimit të energjisë. Për këtë arsye, planet e zhvillimit të projekteve hidrike duhet të zhvillohen për një horizont kohor prej së paku për 15 vitet e ardhshme (pra duke ju referuar periudhës 2030-2035) dhe më tej lidhur me perspektivat afatgjata deri në vitin 2050.

Zhvillimi i projektit do të duhet të promovohet në bazë të kritereve të qarta të qëndrueshmërisë mjedisore për të shmangur pezullimet apo edhe bllokimin e ndërtimit. Siç thelbësore është krahasimi konkurrues me burimet e tjera të rinovueshme (si PV, era, biomasa) dhe përparësitë kundrejt tregut rajonal të referencës. Përveç kësaj, vëmendja do të duhet t’i kushtohet avantazheve teknike të zonës lokal dhe vlerësimeve mbi potencialin për depërtim në kuadër të zhvillimit të tregut të energjisë elektrike me pakicë, edhe nën kushtet e miks-it të ardhshëm të furnizimit dhe rritjes së kërkesës potenciale të energjisë elektrike për skenarët 2050-60.

Për më tej, kërkohen analiza të hollësishme të elementeve të tjera të vendit ku mendohet të zhvillohet projekti apo gjendjes teknike të objektit të reabilitimit, për të përgatitur specifikime të cilësisë së lartë dhe për të siguruar oferta konkurruese për zbatimin e aktiviteteve të punës me nënkontraktorët apo sipërmarrjen direkte. Vetëm, duke ndjekur me sa këtu, mundësohet zbatimi i një analize të thellë e realiste të nevojave të financimit, duke marrë parasysh fondet e nevojshme dhe karakteristikat e financimit në anën e ofertës.

Në mbyllje, sa më sipër është vetëm një sintezë e veprimeve apo kushteve paraprake për të vënë në lëvizje mekanizmat e nevojshëm të financimit të projekteve, që shpesh shikohet të nënvlerësohen në praktikë. Në finale, sa këtu përben një handikap të madhe që reflektohet në kohë pasi edhe për projektet që arrijnë të shkojnë përpara problemet shfaqen vetëm pas ndërtimit dhe vënies në pune të impiantit.

Në të kundër, nëse sa më sipër do të ndiqej do të bënte të mundur kreditimin me interesa të ulet nga institucionet financiare, apo tërheqjen e investitorëve të besueshëm privatë që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rreziqeve. Siç edhe sa këtu do çonte te punuarit në kontakt të ngushtë me IFI-të, duke u fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve të përshtatura që mbulojnë nevojat e financimit apo krijimin e produkteve të sigurimeve të specializuara që janë bazë e çdo skeme financimi për zbatimin e projekteve komplekse siç janë zhvillimi e projekteve hidroelektrike dhe në përgjithësi ato energjetike.

Ky artikull është botuar për herë të parë në median ekonomike Ekonomix.al.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: