Impiantet e reja fotovoltaik me ankand

Impiantet e reja fotovoltaike me ankand

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

deri në 2 mw impiantet e reja fotovoltaike për një total prej të kapaciteteve të reja për të

Eksperienca e derikëtushme me impiantet deri ne 2 MW shërben si baze e mire për ankandet e parqeve fotovoltaike nga 50 MW. Tashme procedura e re synon të ndërtojë parqe me te rëndësishëm për një total prej 100 MW. Kështu, themelore bëhet nxjerra e mësimeve nga gabimet e bëra në hidroenergjetikë por edhe ato të vendeve të tjera në fotovoltaikë!

Tashme, mundësia e prodhimit te energjive nga dielli edhe në Shqipëri nuk përben më një risi! Madje, vetëm pak kohë më parë qeveria ka rritur kapacitetin e ofruar për investimet fotovoltaik për një total prej 120 megavat. Për impiantet deri në 2 MW, çmimi aktual i blerjes bazohet në formulën qe llogaritet mbi parametrat e kthimit te investimit në afatgjatë, duke garantuar kështu 100 euro për MWh për 15 vjet, siç sjelle se fundmi edhe në një intervistë për mediat nga Entela Çipa, këshilltare e ministrit të energjisë.

Risi përbenë, siç në të njëjtën interviste sjelle sa lidhur me investimet e reja, ku theksohet se kuota e mbetur prej 100 megavat do të afrohet shumë shpejt nëpërmjet ankandeve te organizuara për impiantet mbi 2 megavat, për të parë me tej për rishpërndarjen për ato nen 2 MW. Deklaratë që në fakt vjen pas vendimit të marre se fundmi, i cili përcakton kriteret dhe kushtet për ankandet e ndërtimit të kapaciteteve të reja mbi 2 MW.

Në praktikë, bazuar ne kuadrin e ri për burimet e ripërtëritshme, te ardhurat qe investitorët do të marrin do të përcaktohen nga procedura e ankandit, ndryshe nga instalimet deri në 2 MW që mbeten një përjashtim nga ky rregull. Pra, tashme kemi një përparim ne praktike te idesë deri këtu te vënies në ankand të kapaciteteve të reja, apo përmbysje të asaj që është bërë përmes propozimeve te pakërkuara. Ankande të cilat do të rendisin kriteret, që po përgatiten me mbështetjen teknike të ofruar nga BERZH. Procedure e cila do jete e hapur te paktën për periudhën prej 30 ditësh.

Ndër detajet më të rëndësishme është garantimi përmes kompanisë shpërndarëse, e cila gjithashtu i është caktuar kohët e fundit roli i operatorit të energjisë së rinovueshme. Në këtë drejtim, OSHEE merr detyrimin për të lidhur sistemin fotovoltaik në rrjetin kombëtare të energjisë elektrike dhe për të tërhequr dhe paguar të gjithë energjinë e prodhuar nëpërmjet një kontrate për shitjen e energjisë elektrike, të nënshkruar paraprakisht, d.m.th. qe ne fazën e miratimit te projektit. Përveç kësaj, risi është dhe mekanizmi i parashikuar për të garantuar pagesat me penalitete për çdo vonesë.

Mbi sa me sipër, ndërsa vullneti i ligjvënësit është shumë i qartë për të pranuar një çmim të caktuar nga vetë investitorët, thelbësore është që sa këtu te maksimizohet në mënyrën më të mirë ne projektet individuale. Pra, në varësi të faktit se kemi një tarifë premium, vendimmarrja e paraqitjes se çdo projekti duhet të konsiderohet si rrjedhim i studimeve teknike të mire përgatitura. Kjo do të thotë se do duhet të kaloj nëpërmjet skenarëve te ndjeshmërisë ne afatgjatë, të lidhura me kushte specifike te investimit, duke përfshirë rreziqet e mundshme të ndërtimit, menaxhimit, ligjore, rregullative, politike, etj.

Kështu, kuadri ligjor është përgatitur duke iu përgjigjur plotësisht atyre që kanë qenë deri tani çështjet e verifikuara në praktikë. Megjithatë, fakt është se fusha energjetikë është vazhdimisht në ndryshim, dhe sfidat nuk kane munguar kudo edhe ne vendet me te avancuara evropiane. Për këtë arsye, sa më shumë të “parashikohet” ne fazën përgatitore mbi skenarët e ardhshëm, aq më shumë zgjidhje mund te reflektohen ne studime, kontrata dhe dokumente të tjera, pra përgatitje me e mire për çdo skenarë te ardhshëm. Gjithsesi, mbetet qe zbutja e te gjitha rreziqeve janë aftësi qe fitohen vetëm me përvojë të gjatë dhe direkte në praktike.

Ky artikull është publikuar për here te pare ne faqen zyrtare te Radio Televizionit Scan.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

34,695,588 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: