“Dilemat” e furnizimit në tregun e lirë të energjisë

Dilemat” e furnizimit në tregun e lirë të energjisë

mund të energjisë elektrike të energjisë elektrike e energjisë elektrike për

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Dilemat që shtrohen sot mbi furnizimin e energjisë elektrike dhe çmimin për t’u paguar janë te shumta. Midis te tjerave, duhet ta liberalizojmë shitjen e energjisë elektrike dhe cilat janë përfitimet e kësaj? Këto por dhe shume të tjera janë çështje që do trajtohen në këtë artikull, për të kuptuar më mirë përfitimet që ofrohen nga hapja e tregut me pakicë të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) më datë 27 prill 2018, ka shtruar kërkesën për transferimin dhe licencimin e shoqërive të kontrolluara nga ana e saj në Entin Rregullator të Energjisë (ERE). Ndër to, është edhe dokumentacioni për licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike të shoqërisë “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a. (FTL sh.a). Shoqëri e themeluar nga OSHEE-ja në cilësinë e aksionerit mëmë më 28 mars 2018.

Në vijim të sa më sipër, bordi i ERE-s, vendosi të fillojë procedurën për shqyrtimin e aplikimit për licencim e shoqërisë FTL sh.a, në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë plotësohet se pari nga vet kompania publike, një seri masash te ndërmarra me herët për hapjen e tregut me pakice dhe mundësinë e kalimit ndërmjet furnizuesve (apo shitësve) të ndryshëm të energjisë elektrike. Një hap që synon bërjen e këtij procesi ne finale, gati po aq te lehtë sa kur ndërrojmë kompaninë e telefonisë apo internetit.

Por sigurimi i energjisë elektrike përbën një produkt dhe shërbim të veçantë dhe sfide më vete për konsumatorin fundor edhe ne rastet qe behet fjale për një biznes dhe jo me për konsumatorët e thjeshte familjare. Kështu pikëpyetjet janë legjitime nëse të gjithë konsumatorët do jenë në gjendje ta bëjnë këtë, apo nëse në fund të fundit të gjitha përpjekjet do t’ia vlejnë ne një fare mënyrë nga ana ekonomike apo e përmirësimit të shërbimit?

Ne jetën e përditshme është rutinë blerja e shumicës së mallrave të konsumit në mënyrë direkte. Kështu, nëse kemi nevojë për çfarë do produkti, nuk presim që të na e sjellin në shtëpi dhe të na tregojnë sa duhet të paguajmë për të. Ne thjesht shkojmë në dyqane, kërkojmë midis opsioneve dhe ofertave më të mira, dhe madje nëse nuk gjejmë atë që duam, atëherë shikojmë në internet për oferta të tjera.

Pra, ne jemi mësuar të jemi aktiv në treg. Mirëpo, në disa raste, p.sh., kur kërkojmë një shtëpi, makine apo tjetër, mund të përdorim edhe ndihmën e një agjenti apo ndërmjetësi te specializuar. Dhe, nëse më në fund na ofrojnë produktin që po kërkonim, jemi të gatshëm të paguajmë për shërbimin e marrë.

Pra, kjo është diçka për të cilën jemi mësuar, përveçse me energjinë elektrike. A do të thotë kjo se tregtimi me pakicë i energjisë elektrike nuk ka ekzistuar deri tani? Jo tërësisht, pasi një mundësi e tillë ka ekzistuar që nga viti 2012, edhe se për një numër të kufizuar konsumatorësh të mëdhenj. Madje, diçka e tillë nga data 1 mars 2018 ishte e detyrueshme edhe për subjektet që furnizohen nga tensioni 35 kV edhe së ky proces tashmë pësoi një shtyrje me 2 vjet te tjera.

Megjithatë, për shumicën e klientëve, kompania e shpërndarjes dhe enti rregullator, e ka marrë përsipër kryerjen e kësaj detyre pa pyetur nëse mendojmë se mund të jetë më mirë ose më keq. Kompania e shpërndarjes është ngarkuar me blerjen e energjisë elektrike që na nevojitet dhe më pas, na e faturon atë, me çmimin që enti rregullator vendos se sa duhet paguar për shërbimin.

Kështu pyetja është a do të kishte kuptim ta hapim këtë shërbim në treg? A do të ishin nismat private të afta për ta bërë atë në një mënyrë më të mirë se sa ka qenë deri më tani?

Mbi këtë, së pari le të shohim nga këndvështrimi qe na e lejon perspektiva e derikëtushëm. A mendojmë vërtet se heqja e vendimmarrjes nga duart e rregullatorit mund ta bëjë shërbimin më efikas? Mund të jetë rasti, pasi kompanitë e mësipërme të lidhura në 35 kV, po të ishin furnizuar në treg të lirë në 5-mujorin e parë të 2018-s do ta kishin blerë atë më lirë.

Madje edhe më gjerë, sa më sipër do na bënte më të përgjegjshëm për çmimet e energjisë dhe rritjen e efikasitetit në përdorimin e tij. Ndoshta, nëse do të kishte më shumë transparencë në kriteret që formojnë çmimet, mund të kishim një reflektim automatik edhe tek çmimet e konsumatorëve finale. Apo për shembull gjatë proceseve prodhuese do te na bënte te ishim më efikas, duke mos shpenzuar me shume se sa i përgjigjet vlerës margjinale te prodhimit.

Për më tej, gjithashtu, hapja e derës së liberalizimit mund të sjellë tarifa të reja të përshtatura që mund të shtonin edhe profilet e klientëve të ndryshëm. Të gjithë jemi të ndryshëm lidhur me konsumin e energjisë, prandaj nuk është logjike të kemi të njëjtin tarifë unike të energjisë elektrike për të gjithë (pra edhe vet brenda kategorisë sipas pikës se lidhjes).

Por këto janë disa aspekte lidhur me trajtimin e çështjes nga qasja e derikëtushme qe kemi me energjinë. Tani pyetja është, a mund të kemi edhe më shumë? A mund të sjellë liberalizimi i shitjes me pakicë mundësi të reja, duke rritur komfortin dhe efikasitetin e prodhimit dhe përdorimit të furnizimit me energji elektrike?

Në këtë drejtim edhe deri me këtu ka shumë ide premtuese. Një prej tyre është menaxhimi i rrezikut. Deri tani, tarifat e energjisë elektrike janë fikse. Pra profili i rrezikut është trajtuar si unik. Sigurisht që po te ofrohet mundësia do ketë konsumatorë që janë të lumtur për t’u ekspozuar ndaj luhatjeve të çmimeve në afatshkurtër, siç disa të tjerë duan të kenë çmim të qëndrueshëm për periudha më të gjata. Pra, në një treg të hapur, shitësit e ndryshëm mund të sjellin produkte të ndryshme, që mund t’i shtojnë këtij shërbimi profilet e rrezikut.

Por, mbi të gjitha, kontributi më i madh është që bashkë me liberalizimin e shitjes me pakicë vijnë dhe risitë. Disa zhvillime që tani po behën prezente, si net-metering, micro grid, etj. Por sot jemi në kohën e internetit, matësve smart, etj., që mund të ndryshojnë vërtet modelet tona të konsumit. Kështu, thelbi është, nëse duam të shkojmë drejt hapjes për t’i lënë rrugë të lirë të gjitha këtyre zhvillimeve teknologjike të vijnë në mënyrë efikase, apo ta kufizojmë veten te rregullatori aktual që të vazhdojë të bëjë atë qe ka bërë deri tani. Ky është diskutimi që duhet të kemi!

* Ky artikull është botuar për here te pare ne revistën ekonomike “Monitor”.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

6,592,672 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: