Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm

Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm*

për dhe duhet te qe për te

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Hyrje

Gjithmonë dhe me shume po dëgjojmë mbi bursën energjetike, integrimin e saj ne tregun evropiane te energjisë, implementimet e energjive alternative dhe veçanërisht atyre fotovoltaike, futjen e eficiences energjetike dhe auditimit, dhe ne përgjithësi ecjen drejt qyteteve inteligjente apo smart city, etj.

Risi qe duket se po shtohen dita-ditës, edhe se shpesh kalojnë përmes sfidave apo ecin jo me shpejtësinë e pritshme, duke u vonuar te përkthen ne mundësi te reja për biznesin dhe punësim, por jo vetëm pasi edhe qytetaret duket se do mund te përfitonin direkt, duke ulur kostot, përmirësuar komfortin, rritur sigurinë energjetikë, etj.

  1. Cilat janë trendet e derikëtushme dhe sfidat e sektorit te energjisë?

Sigurisht që sektori i energjisë është ne përparim te vazhdueshëm, duke ndjekur dy trendët kryesore, qe janë ato te liberalizimit dhe te zhvillimit te qëndrueshëm. Targete qe nuk janë aq te thjeshta për t’u arritur. Pasi, nuk kemi te bëjmë thjeshte me marrje vendimesh ne tavoline, por me arritjen ne praktike te një ekuilibri shumë të vështirë dhe delikate midis përmbushjes se kërkesës ne rritje për energji pa cenuar mjedisin, sigurimin e furnizimit me një çmim të volitshëm, etj.

Aspekte qe nuk ka si te ndodhin vetvetiu dhe kane nevojë, se pari për politika te bazuara mbi një vizion dhe mbështetje me rregullim të efektshme. Për me tepër, ne çdo rast duhet te jemi te vetëdijshëm qe objektivat që synojmë një zhvillim te qëndrueshëm, me rritjen e burimeve te ripërtëritshme dhe efikasitetin ne përdorimin e energjisë, zvogëlim te ndotjes se mjedisit, etj., shoqërohen me kosto te drejtpërdrejta por dhe indirekte për pjesën tjetër të sistemit.

Për ketë, politikat duhet të synojnë të vendosin një kuadër i cili të ankoroj zhvillimin e sistemit drejt mekanizmave ekonomike të tregut. Për të realizuar te cilën duhen njohuri dhe ekspertize e mirëfillte (know how), të cilat në finale do të sillnin aktivizimin e kapitaleve private te brendshme dhe përthithjen e atyre te huaja për financimin e projekteve ne praktike.

  1. Kështu, po te hymë me ne detaje, problemi kryesore ne finale duket se qëndron tek mungesa e hapjes se tregut?

Vitet e fundit zhvillimi i qëndrueshëm është kthyer ne një megatrend transformues. Ne ketë kuadër duhet te kuptojmë qe kjo kryefjala e te gjitha politikave te sotme qe vijnë nga BE-ja, me te drejte fokusohen tek “eficienca e para”. Ne fakt, ne ambientet akademike prej vitesh flitet për një revolucion te katërt industriale. Por natyrisht kjo nuk është e mundur te pritet te ndodhe vetëm me mbështetjen buxhetore as tek vendet me te avancuara te BE-se. Kështu me fondet publike qe ne kemi ne dispozicion, thjeshte do duheshin dekada te realizohen.

Duke qene edhe me konkret, çdo projekt qe te jete eficiente, duhet te kaloj përmes provës se tregut. Ne te kundër, lidhur me sistemin tone energjetike, megjithëqë reformën e thelle strukturore, hapësirat e krijuar për sipërmarrjen janë parciale dhe deri diku perngjasojnë me dekadën e viteve ’90, ku patëm një nënshkrim te të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare me iluzionin qe ato do te sillnin ndryshimin vetvetiu.

Problemi është se akoma dhe sot, ne mënyre paradoksale, lidhur me energjinë kudo kemi mbizotërimin e kompanive publike, kontrata afatgjate midis tyre, çmime te rregulluara për te gjithë klientët, madje tarifa te rregulluara edhe gati për te gjithë prodhuesit, pra thjeshte vendimmarrje administrative, dhe përsëri pretendojmë te jemi te afte te përthithim investime private eficiente.

  1. Përgjegjësia e sa me sipër siç jemi mësuar te quajmë, është “faji” politikes, apo mungesës se kapaciteteve te autoriteteve, kompanive publike dhe biznesit?

Ne ketë pike pikëpyetja qe ngrihet mbi përgjegjësit është me shume vend, dhe se ajo nuk duhet kërkuar vetëm ne një drejtim. Ne thelb ajo duhet shikuar si një produkte i një mendësi te trashëguar nga imobiliteti i gjate, i cili papritura kërkon rrugëdaljen ne zgjidhje te shpejta dhe “çudibërëse”. Aspekt i emfatizuar edhe nga vështirësitë objektive qe paraqet energjia ne funksion e saj te dyfishtë si mall i veçantë dhe shërbim publike. Politika, nëse jo tjetër, i ka munguar roli udhëheqës apo për te tu bere pararendëse e transformime.

Por duhet thëne se, ky nuk është një transformim i lehtë dhe mendoj se duhet të punojmë akoma shumë për të bërë te mundshëm. Edhe se sa këtu nuk duhet te marre si emergjence, apo kërkuar për t’u plotësuar vetëm formalisht për hire te procesit te integrimit, por duhet vene ne qendër te politikave te zhvillimit ekonomik, dhe integruar me qëndrueshmërinë, inovacioni dhe politikat e punësimit, konsumatorin, etj.

Tashme zhvillimi i qëndrueshëm është kudo një trend qe duhet kthyer ne modus operandi. Kështu, po ti referohemi te dhëna te fundit, aktualisht ne bote janë mbi 10 mil vende pune lidhur me energjitë rinovueshme, por e rëndësishme është te shikohet qe këtyre vetëm vitin e fundit (pra 2017) ju shtuan, mbi gjysmë milioni vende te reja pune. Pra një rritje e rëndësishme eksponenciale. Ndërsa tek ne kur është e vështirë te hapim vende pune ne industri (pra te kemi një prodhim te mirëfillte), nuk mund te kemi luksin qe te importojmë edhe deri tek 60% e energjisë elektrike qe përdorim, duke lenë resurset tona te bollshme natyrore pa u shfrytëzuar).

  1. Atëherë cilat duhet te ishin hapat e pare qe duhet te behën me patjetër?

Ne te vërtet, qe sa me sipër te ndryshoj duhet te fillohet nga bazat, me edukimin, formimin e ekspertizës ne vend, ndërtimin e kapaciteteve dhe jo thjeshte te strategjive por planeve te sakte veprimi me instrumente operative dhe përgjegjësi konkrete. Me tej fokusi duhet te jete ndjekja me efektivitet e plotësimit te reformave, por mbi te gjitha kërkohet monitorim dhe mire menaxhim i aseteve ekonomike. Pra ne finale është një shumëllojshmëri aspektesh qe bene qe gjerat te lëvizin.

Por për te qene me konkret, guri i pare i themelit qëndron tek plotësimi i hapjes se tregut. Për te bere te cilën kërkohet te punohet si për sa i përket infrastrukturës, si për shembull ndërlidhjen me rajonin (me Maqedoninë dhe shikuar ajo me Italinë bashke me ndërtimin e pjesës nënujorë te TAP-it) dhe forcimin e rrjetit te brendshëm. Siç nga ana tjetër duhet te avancohet me pjesën soft te reformës, duke lancuar bursën e energjisë, si hap i pare i një efekti domino për integrimin me vendet e tjera (aspekt qe e kane kuptuar te gjitha vendet me te zhvilluar si Kroacia, Serbia, dhe madje janë ne prag te realizimit dhe Maqedonia, Bosnja, e Mali i zi).

  1. Çfarë efektesh do kishte kjo për ekonominë dhe konsumatorët?

Efektet do ishin te shumta nga rënia e nevojës për subvencione tek aftësimi i kompanive duke u kthyer ne aktore te zhvillimit. Kështu, KESH i cili është gjenerues i rëndësishëm te paktën ne rajon, fale rezervës hidrike qe lejon një role dominues, do përfitonte duke shitur kur çmimi arrin ne pikun ne bursat rajonale. Po te shikojmë sa këtu behet nga te gjithë aktoret e tjerë private (Statkrafti, Ayen) te cilët nuk shesin ne vend (ne OSHEE, OST) pasi optimizojnë bazuar ne avantazhet qe te jep energjia hidrike.

Me te ardhurat qe do siguronte do mund te kompensonte eventualisht ato qe duhen ne buxhet për energjinë qe duhet te blej OSHEE-ja si ofrues i shërbimit për te gjithë konsumatorët e mbrojtur (FSHU). Edhe se ne fakt unë druaj te ketë nevoje pasi OSHEE-ja si Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pra duke pasur një portofol te gjere, mund te optimizoj duke blere me shumice praktikisht ne çdo treg te gjithë bazën vjetore te energjisë qe ka nevoje me kontrata afatgjatë, pra me një çmim shume te volitshëm.

Siç nga ana tjetër Furnizuesi i Shërbimit Universal (OSHEE), duhet te çlirohet nga barra për te furnizuar konsumatorët e mëdhenj te cilët janë plotësisht te afte te blejnë ne tregun e liberalizuar (po te krijohen masat rregullatorë te nevojshme për ta bere ketë!). Mjafton te sjellim shembullin, qe sikur kjo te kishte ndodhur gjate 5 muajve te pare te këtij vitit (pra deri këtu) për konsumatorë e lidhur ne nivelin 35 kV, te detyruar ta bënin por qe hezituan (pasi nuk e njohin dhe shohin tregun!) do kishin blere me lire.

  1. Po për konsumatorin familjare (pra me konsum me te vogël)?

Për konsumatorët familjare sa me sipër do ishte edhe me direkte pasi do te sillte një ridizejnim me te qarte te çmimit te energjisë qe paguajnë. Njëherësh, kjo do hapte rrugën edhe derregullimin, pra futjes se shume operatoreve, dhe ofrimin te çmimeve me konkurruese. Njëkohësisht kjo do bënte qe ata qe janë ne nevoje te kenë mundësinë e mbrojtjes me te mire me politika sociale.

Me tej lidhur me konsumatorët e vegjël por qe kane me shume konsum apo mundësi për te investuar, do te transformonin qasjen duke kaluar nga thjeshte konsumatorë ne vetprodhues. Siç njëkohësisht sa këtu do bënte te mundur marrjen e qarte te vendimeve, nga autoritet publike, se çfarë mbështetje duhet te ofrohet për efeciencen dhe fillimin e vënien ne praktike te opsioneve me synim kursimin e energjisë (pra jo vetëm ndërtime te reja por mire menaxhim te atyre ekzistuese si mbrojtja me e mire e mjedisit).

  1. Pra besoni se do kishim me shume investime dhe me pak nevoje për subvencione dhe me mbrojtje me te mire te mjedisit?

Absolutisht po, madje do ishim me eficiente ne përdorimin e energjisë dhe do te paguanim me pak!

Por po te ecim me radhe, nëse hedhim një sy në përgjithësi ne sektorin e energjisë, ky sektor mund të quhet ‘toka e subvencioneve’. Çfarë kuptohet me ketë megjithëse është një ekzagjerim. Në thelb në historinë e sistemeve të energjisë elektrike, është shumë e vështirë të gjesh një teknologji të vetme gjeneruese që kurrë nuk është subvencionuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kjo ndodhe veçanërisht kur teknologjia hynë për here te pare ne formën e një detyrimi pasi nuk ka me pare një treg te hapur qe ta tërheq vet atë. Sa këtu ka sjelle pikërisht fenomenet e investimeve te gabuara dhe ne finale abuzime me mjedisin.

Por kjo duhet te ndryshoj, dhe koha ka ardhur qe te paktën te vij ne mënyre me te balancuar. Për ketë BERZH dhe ministria e energjisë janë duke përgatitur kuadrin ligjore, kur për here te pare do te kemi dhënien e kapaciteteve te reja bazuar ne ankande për Pv-te nga 10-30 MW. Pra, do hapet gara mbi projektin e ministrisë (dhe jo te privatit), dhe jo vetëm mbi përzgjedhjen e fituesit por edhe për mbështetjen qe do marrin (pra çmimin e blerjes se energjisë). Energji qe madje nuk do kaloj si tani nga OSHEE-ja (procedure qe deri me këtu bllokon dhe hapjen e tregut) por do te shitet ne bursën e energjisë (pra duke krijuar likuidet).

Kështu, për sa mbështetja është e paevitushme duhet te behet e justifikuar. Madje ky ndryshim qasjeje i ka dhëne efektet, duke influencuar qe nga marsi 2018, qe ministria e energjisë te bej një dyfishim te kapacitetit për instalimet fotovoltaike dhe eolike. Ndihma nëse te nevojshme mund te jepen ne rruge te tjera, qe nuk dëmtojnë konkurrence si ne aspektin fiskal, ku ditën e djeshme ne kuadër te rishikimit të paketës fiskale, midis lehtësimit për sipërmarrjet në disa sektorë, për sektorin fotovoltaike është zyrtarizuar përjashtimi nga TVSH për një gamë të gjerë të linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve.

  1. Për te plotësuar sa këtu, po te kthehemi ne mbyllje te diskutimit tek ajo përmendur si kryefjala e te gjitha politikave energjetikë “eficienca e para”. Shkurtimisht cilat janë sfidat dhe mundësitë?

Eficienca ndryshe nga investimet e objekteve infrastrukturore dhe energjetike nuk do te thotë me patjetër investime intensive apo te përqendruara, dhe ne qendër te  filozofisë se saj ka mire menaxhimin e aseteve ekzistuese, duke aktivizuar kontributin qe vjen nga figurat profesionale te audituesve, menaxhereve te energjisë, etj.

Qe sa këtu te behet efektive aktualisht kërkon daljen e akteve nënligjorë. Kuadër i cili është kërkuar me ngulmë te plotësohet nga organizmat ndërkombëtare, duke u finalizuar për here te pare me një mase detyruese nga Sekretariati i Energjisë ne Vjenë, me 14 Dhjetor 2017, qe imponon përmbushje nga vendi sa me pare te angazhimeve ne fushën e efiçencës.

Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës ne shume sektorë kjo është një fushe e pamat dhe e paprekur, qe po kërkohet qe te hapet me patjetër, dhe bazuar ne zbatimin e masave të propozuara ne planin e veprimit për eficience te rishikuar ne dhjetor 2017. Ne mbështetje te se cilës është parashikuar edhe alokimi direkt nga buxheti ne rreth 110 mil/Euro brenda vitit 2020.

Alokim qe parashikohet te ketë një efekte moltiplikues dy shifrore te aktivizimit te kapitaleve private. Edhe se për disa sektorë llogaritjet janë duke u zhvilluar (si p.sh. lidhur me transportin, industrinë, etj.), vetëm kostoja e investimeve kapitale për rinovimin e ndërtesave, deri ne vitin 2030, parashikohet ne 1.1 miliardë Euro. Për më tepër, kostot shtesë të investimeve në ndërtesat e reja parashikohet 593 milionë Euro.

Ndonjë gjë te fundit për te shtuar lidhur me sa diskutuar me sipër?

Në mënyre përmbyllëse, shikohet e rëndësishme te theksuarit te pasjes se një kornize ligjore te mire, por nevojës te punuarit me shume për te përcjell qartësi dhe transparencë, pra ajo qe ne finale përkthehet ne siguri juridike për çdo investitor. Dhe në këtë fushë, parimi kryesor i zhvillimit është heqja e pengesave, duke lenë dhe permisuar vetëm ato pak element qe janë te domosdoshme për funksionimin, apo që i paraprijnë qëllimeve ambicioze për rritjen ekonomikë, diversifikimin, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë, dhe rrjedhimisht mundësive për investime të rëndësishme dhe punësim.

* Për me shume mund te gjendet intervista e plote e zhvilluar ne emisionin “Për te Fol” te Omer Saracit, Tv Scan me 21 Qershor 2018

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike apo ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

3,470,762 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: