Duhet apo jo reforma e liberalizimit te tregut te energjisë?

Duhet apo jo reforma e liberalizimit te tregut te energjisë?

dhe ne për për te qe

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Siç është bere e njohur vitet e fundit sektori i energjisë është përfshire nga një reforme e thelle strukturore. Trajtimi i kësaj teme permbledhurazi, duke ju referuar retrospektives historike, i ka rrënjët e veta thelle ne vete integrimin evropianë. Ne fakt vete rëndësia e sektorit beri vendosjen e tij si “gurre themeli” ne ndërtesën e evropiane qe ne formësimin e saj te pare ne vitin ‘51-52. Por ishte pikërisht sensibiliteti i sektorit dhe efektet e tij strategjike dhe sociale qe ndikuan qe procesi te mos përmbyllet as me kompletimin e tregut te përbashkët te ndërmarre me hov te veçante nga komisioni Delor ne vitet ‘86-92.

Kështu do duhej te pakte dhe një periudhe 5 vjeçare qe ne vitin ‘96 te arrihej ne marrëveshjen e pare ne nivel evropiane te një pakete te përbashkët mbi sektorin elektrik, e cila u plotësua ne ’98 me atë te gazit. Inkuadrim qe kërkoi te paktën edhe dy ndërhyrje, respektivisht ne 2003 dhe 2009. Periudha e gjate i këtij rrugëtimi beri qe nevojës integruese t’i “vishen” gradualisht ato te reja si ajo e viteve ‘80 lidhur me sigurinë dhe me pas ajo për çlirimin e sektorit nga kornizat monopoliste dhe futja ne “fokusin” e një logjikë ekonomike, për te arritur se fundmi nga 2007 ne atë për zhvillimin e një rritje te qëndrueshme (fillimisht ne kornizën e objektivave te 20-20-20).

Pyetjes nëse duhet apo jo ndërmarrja e reformave me shume kërkohet t’i përgjigjemi me një reflektim te mire menduar mbi rrugët me ane te së cilave kjo duhet te vije. Pikërisht për te kuptuar këtë është me vend te shtjellojmë tërësinë e bazës te kësaj reforme qe përfaqësohet, tek trinomi energjetikë: liberalizim, qëndrueshmëri, siguri. Trileme qe gjithsesi si motorë te brendshëm ka te përhershmin faktor integrues dhe e gjitha e mundësuar nga zhvillimi teknologjikë qe nga fund vitet ‘80 bënë te kalohet pengesa e barrierës se monopolit natyror duke mundësuar operimin e njëkohshëm te shume operatoreve te lidhur ne te njëjtin rrjete.

Duke nisur me shtysën liberiste, te fillim viteve ’90, ajo erdhi nga një ane nga konsumatorë për çmime dhe zgjedhje me te mire dhe nga ana tjetër “furnizuesit” e rijnë qe e shikonin vetëm si operatorë konkurrentë për te hyre ne një treg deri atëherë te mbyllur. Qasje liberiste qe në thelb konsiston ne ndarjen e operimit te integruar te kompanive monopoliste (unbundling) dhe hapjen e sektorit për te trete (TPA), krijimin e një autoriteti te pavarur dhe gjetjen e një ekuilibri mbi detyrimet ndaj konsumatorit (p.sh. ajo shërbimit publik, etj.).

Para se te kalojmë ne zhvillimet aktuale te tregut shqiptare duhet thëne qe natyrisht mbete fakti qe ky proces edhe sot ne shume nga 28 vendet BE-se gjen vështirësi, te cilat u bene te pa derogueshme nga Shqipëria dhe vendet e rajonin nga rrugëtimin evropiane. Nisme kjo e ndërmarre me konferencën e Berlinit 1999 dhe përmbyllur me marrëveshjet e Athinës 2002 dhe 2003 qe zyrtarisht u kurorëzohen ne 2005 me Traktatin e Komuniteti te Energjisë. Traktate qe ne piken e pare (2. a) thekson, nder te tjera, qëllimin për te tërhequr investime e nevojshëm për një zhvillim te qëndrueshëm.

Proces qe ne rrjedhim te vendimit te këshillit evropiane te 4 shkurtit 2011, për realizimin e plote te tregut te përbashkët te energjisë brenda 2014, pa vendimin e Këshillit te ministrave te TKE me 6 tetor 2011, për implementim e plote te Paketës se 3-te duke nisur nga janari 2015. Ne ketë kuadër aktualisht Shqipëria është vendi i dyte ne rajon qe nga 30 prill 2015 ka traspozuar me ane te Ligjit te ri për Energjinë Elektrike, Direktivat e paketës se trete rregullatorë te Bashkimit Evropiane. Implementimi i se cilës do të dojë natyrisht kohë derisa ajo të bëhet plotësisht e zbatueshme.

Ne vijim duke dashur ta zbresim bisedën ne aspektet konkrete, do ndalojmë në disa nga shtylla kryesore të Ligjit nr. 43/2015, për te qartësuar dhe kuptuar më mirë aspektet e liberalizimit qe ndjekin zhvillimet e sektorit elektroenergjitë shqiptare (natyrisht mbetet fakti qe e gjithë normativa ne kompleks është e rëndësisë thelbësore).

Së pari reforma ndërhynë mbi aktoret e sotme monopoliste te tregut duke plotësuar ndarjen ligjërisht, funksionalisht dhe financiarisht te kompanive që administrojnë sistemin e transmetimit dhe të shpërndarjes (të cilat janë edhe monopol natyror), nga dy aktivitetet e tjera të sektorit, atë të gjenerimit dhe furnizimit si aktivitete të liberalizuar dhe konkurruese. Qe do te thotë se pari qe KESH do të fokusohet vetëm në veprimtaritë që lidhen me prodhimin e energjisë elektrike. Njëkohësisht parashikohen dispozita me procedurat e autorizimit dhe tenderimit për kapacitetet e reja prodhuese.

Mbi te gjitha parashikohet ndarja e pronësisë së operatorit të sistemit të transmetimit (dhe atij te shpërndarjes) nga çdo subjekt që ushtron kontroll direkt apo të tërthortë ndaj veprimtarive të prodhimit apo furnizimit duke filluar nga 1 janari i 2016. Ne kuadër te se cilit përcaktohet detyrimi i përgjithshëm qe prek piken nevralgjike te hapjes se tregut (d.m.th. atë te hyrjes se te treteve – TPA dhe përjashtimet relative te përcaktuara nga Komisioni Evropian qe në vitin 1992) te operatorëve të transmetimit (dhe shpërndarjes) dhe sigurimin e lidhjes me sistemin mbi terma dhe kushte jo diskriminuese.

Ne këtë kuadër ligji parashikon edhe organizimin dhe funksionimin e Operatorit të Tregut dhe kryerjen e veprimtarive të shpërndarjes nga disa subjekte, nëse një gjë e tillë do të rezultonte efektive. Për te vene ne jete liberalizimin e tregut deri në fund të marsit 2018 ishte parashikuar dalja nga tarifat e rregulluara te klientëve te lidhur deri në 35 kilovolt e cila do te vazhdoj deri gjate vitit 2018 me pjesën e tensionit 10, 20, 6 kV.  Gjithashtu ligji përcakton prokurimin në tregun e parregulluar të humbjeve të energjisë në rrjetin e transmetimit, shërbimet e balancimit dhe shërbimet ndihmëse.

Për sa me sipër themelore behet organizimi dhe funksionimin e Entit Rregullator të Energjisë. Projektligji kërkon një rregullator të fortë nga pikëpamja e rritjes së kapaciteteve të institucionit, dhe plotësisht të pavarur, që do të ketë kompetenca dhe autoritet të plotë në rregullimin e sektorit të energjisë nën dritën e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Pavarësia është sanksionuar në lidhje me ekzekutivin, si dhe interesat e palëve të rregulluara. Me qëllim të mbrojtjes dhe rritjes se pavarësisë është e nevojshme që autoriteti te këtë në çdo rast në dispozicion burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme për kryerjen e detyrave.

Se fundmi një pjese e mire e paketës se trete shikon masat për mbrojtjen e konsumatorëve te forcuar ne vazhdimësi nga debatit politik-institucional (në veçanti me kërkesë të Parlamentit Evropian). Në këtë drejtim është proceduar me dhënien e rregullatorëve kombëtar të kompetencave të veçanta të mbrojtjes së konsumatorit. Në mënyrë të veçantë, paketa e tretë e energjisë kërkon, ndër të tjera, krijimin e një one stop shop për përgjigjen ndaj kërkesave për informacion te konsumatorëve, krijimi i një ndërmjetësimi të pavarur për ankesa, përcaktimin e konsumatorëve në nevojë, afatet kohore për instalimin e matëseve inteligjente, etj.

Pra duke u mbetur vetëm këto elemente mund te themi qe Ligji hap rrugën qe Shqipëria të ketë një treg relativisht të liberalizuar duke synuar liberalizimin e plotë. Por a mundet Shqipëria të ketë një platformë eficiente tregu? Vërtet kjo do kërkoj shume pune pasi nuk është një objektiv i lehtë për t’u arritur. Nisur dhe nga përvoja e vendeve te tjera ndryshimet duhet te jene graduale: aktualisht ky proces është përmbushur për mbi 75% te 28 vendeve te BE-se. Dhe sigurisht për vendet me pak te zhvilluar kjo është një sfidë, por është një sfidë që shkon në drejtimin e duhur sepse vetëm liberalizimi i tregut do të krijojë mundësi më të mira për operatoret ekonomike pa renduar konsumatorin.

Dilema kryesore qëndron nëse  do të kemi mundësi që të mbrohemi për çmimet e energjisë elektrike? Ne ketë ndërtim vet normativa relative (Dir. 2009/72/EC e 13 korrikut 2009) referon mbi dy nga principet e përgjithshme qe shoqërojnë liberalizimin si Detyrimi i shërbimit publike dhe Shërbimi universal te cilat përbejnë një baze te rëndësime riekulibruese (perjashtimore) te kuadrit te hapjes se tregut (ndërtuar ngushtësisht sipas logjikave ekonomike). Ndërhyrje qe nder te tjera shikojnë dhe mundësinë e mbajtjes se çmimeve te rregulluara me forma te ndryshme (p.sh. për familjaret, aktualisht ne Itali me ane te blerësit unike (AU) për te mbrojtur klientët deri sa tregu i lire te performoje ne mënyre konkurruese). Mbi zgjidhjet e ndryshme te bere nga vendet e BE-se mund te behet referim qe ne komunikimin mbi liberalizmit e tregut evropiane ne raportin e nëntorit 2012  (faqja 11).

Por duke u kthyer ne rastin qe na shikon direkt, kapacitet e Kesh-it do të vazhdojnë te shërbejnë (se pari) për pjesën e klientëve të rregulluar, si amortizues dhe zbutës, që tarifat për familjarë të jenë në kushte të pranueshme. Nga ana tjetër një treg i liberalizuar do të bej qe kërkesa nga industritë të nxisë prodhimin privat. Ne këtë kuadër shumë potenciale ujore të Shqipërisë do të vihen në dispozicion për prodhimin e energjisë. Ne fakt deri tani kemi pasur iniciativa te shumta për investime por të gjitha këto kanë qene ne një pikëpyetje te madhe: “a do te kthehet investimi”? E pra vetëm liberalizimi krijon njëkohësisht tregun e nevojshëm dhe garanton likuiditetin. Te mos harrojmë qe kontratat deri tani janë garantuara nga shteti pra duke cënuar buxhetin me mungesë te investimeve në rrugë, shkolla e shumë sektorë të tjerë.

Njëkohësisht, këto investime do të sjellin përmirësimin e Operatorit të Shpërndarjes, i cili nga ana teknike do të jetë shumë më i aftë për ofrimin e shërbimit të furnizimit. Ku siç dihet në koston e energjisë, një pjesë të mirë e zënë humbjet e energjisë në sektorin e shpërndarjes. Njëkohësisht për pjesën që ka të bëjë me industrinë do të jenë të ekspozuar në çmimet e tregut. Por nuk duhet të harrojmë se Shqipëria po investon në interkonjeksion dhe deri në vitin 2019, do të jetë e ndërlidhur me të gjitha vendet fqinje. Kjo do të thotë se opsionet për tregti, marrjet dhe dhëniet e energjisë elektrike do të jenë të hapura dhe vet burimet e reja te brendshme do te zhvillon me kontrata me të studiuara dhe të bazuara tashme mbi rregulla tregu.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

5,478,239 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: