Sfidat e komercializimit për klientët fundore të energjisë

Çështjet themelore të komercializimit të energjisë

duhet të te dhe mund të për

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Përpara nisjes se proceseve te ristrukturimit dhe liberalizimit të industrisë së energjisë elektrike (pra 2003), aktiviteti qe aktualisht po cilësohet si “tregu me pakice” apo “furnizimi” dhe nganjëherë “komercializimi” e “derregullim i shitjes”, ishin pjesë e zinxhirit të aktiviteteve të kryera si shërbime te integruara vertikalisht nga KESH-i, njëherësh shërbim publik dhe monopol i rregulluar natyrore dhe ligjore.

Natyrisht tregtimi me pakicë i energjisë elektrike është një aktivitet konkurrues i mundshëm vetëm në vendet ku tregu i energjisë është ristrukturuar. Megjithatë ristrukturimi nuk sjell domosdoshmërisht liberalizimin edhe te shitjes me pakicë. Kështu, strategjia e re e sektorit te energjisë, prezantuar për publikun me 26 mars 2018, edhe se akoma për tu aprovuar, parashikon liberalizimin e plote brenda vitit 2025.

Pra, një vendim qe duket i largët për t’u vene ne praktike, dhe pyetja lind a duhet bere liberalizimi apo jo? Siç dihet, ai është tashme ne proces ne nivele të ndryshme në mbarë botën, dhe plotësimi i tij për vendin tone është një detyrim ne kuadër te integrimit evropiane. Duke qene kështu, sa me sipër nuk është një opsion pavarësisht sfidave të ndryshme qe paraqet. Natyrisht këtu nuk do të merremi me të gjitha, por do të përqendrohemi duke ilustruar vetëm disa prej tyre, te konsideruar me të rëndësishme.

E para ka të bëjë me ndërhyrjen ne tarifat e rregulluara. Siç dihet, liberalizimi i shitjes me pakicë mund të zbatohet në dy mënyra: kualifikimi i konsumatorëve (eligibility), që në thelb do të thotë se konsumatorët janë të lirë të zgjedhin një furnizues alternative, por ato gjithashtu mund të mbesin nën mbrojtjen e tarifave të rregulluara; ose liberalizimi i plotë, ku tarifat eliminohen plotësisht.

Në rastin e parë, çështja që duhet të trajtohet me kujdes është qe tarifat e rregulluara (default) te mos përbejnë konkurrencë të pandershme kundrejt furnizuesve alternative. Kjo do të thotë që konsumatorët te paguajnë kostot reale. Edhe pse kjo është e qartë ne parim, një vështrim i shpejtë në përvojat praktike pasqyron se realiteti nuk është kështu te paktën ne vendet e rajonit. Në shumë raste, rregullatorët apo dhe autoritet publike hezitojnë të mbështesin çmimet në treg. Ne një rast te tille, derregullimi i shitjes me pakicë ka gjasa të dështojë.

Nga ana tjetër, ka çështje strukturore dhe shumë debate rreth nevojës për ndarje apo shthurje (unbundling) te kompanive publike. Ndarje, qe në thelb nënkupton se duhet të ekzistojë një nivel minimal i ndarjes midis aktiviteteve, veçanërisht ndërmjet atyre të rregulluara (transmetimit dhe shpërndarjes) dhe ato konkurruese.

Çështja më e diskutueshme e ndarjes ka të bëjë me nivelin e ndarjes midis shpërndarjes dhe shitjes me pakicë. Në këtë rast, frika është se kompania e shpërndarjes mund të vendose shume pengesa qe ne thelb synojnë mbajtjen e klientëve ekzistues, për shembull duke ndikuar në cilësinë e shërbimit qe furnizuesit alternative ofrojnë për klientët që preferojnë te fitojnë nga shërbimet konkurrente.

Natyrisht, kjo është një çështje jo e qartë dhe jo e lehte për te faktuar. Ka nga ata që argumentojnë se nuk është e nevojshme dhe është shumë e paefektshme dhe se këto raste janë të izoluara dhe mund të monitorohen lehtësisht nga enti rregullatorë. Për ketë shpesh e rekomanduar është një ndarja e rëndësishme apo e plote e pronësisë, ose vendosja e barrierave të qarta midis dy veprimtarive te kompanisë publike.

Një çështje tjetër që është duke fituar rëndësi në kontekstin e sistemeve të energjisë elektrike është ndarja midis gjenerimit dhe shitjes me pakicë. Në këtë rast, edhe se po flasim për dy aktivitete konkurruese të cilat nuk janë aq kritike, ka zëra që po fillojnë të argumentojnë (për shembull, rasti i rregullatorit me zë, Ofgem ne një treg shume te zhvilluar si ai i UK) se diçka e tille nevojitet për të garantuar hyrjen e lirë të furnizuesve të rinj në sistem. Siç ka shume çështjet rreth ndarjes, te verifikuar se fundmi lidhur edhe me balancimin e energjisë për OST-ne, te cilat me sa duket do kërkojnë trajtim te me tejshëm ne vijim.

Së fundi ka shumë çështje të tjera, më operative, ku nevojiten garanci për të siguruar që procedurat të kryhen në mënyrën e duhur. Njëra prej tyre është switching, e cila nuk është diçka e veçantë për biznesin e energjisë elektrike, por gjithashtu ekziston edhe në fusha të tjera si telefonia, interneti, etj. Kjo garanton që procesi i ndryshimit nga një furnizues në tjetrin te jete efikas, i shpejtë dhe jo shumë i kushtueshëm, sepse ne te kundër konsumatorët nuk do të lëvizin dhe tregu nuk do të arrije kurrë te funksionoje.

Çështje të tjera kanë të bëjnë me matjen, ku natyrshëm pikëpyetje ngrihen në lidhje me kush duhet të ketë përgjegjësinë për to, kush duhet ta zotërojë njehsorin e energjisë, a duhet të jetë shitës me pakicë apo duhet të jetë distributori, e cili lloj matësish duhet të vendoset dhe a duhet te jene te njëjte për te gjithë konsumatorët? Çështje këto te fundit qe duket se po marrin një trajtim ne sektorin e tregtimit te karburanteve.

Pra këto dhe te tjera janë shumë çështje të hapura dhe shume te rëndësishme nëse duam te vejmë ne praktike procesin e liberalizimit dhe te bëjmë qe efektet e tij te ndihen për bizneset por mbi te gjitha edhe tek konsumatori final.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

457,866 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: