Ide dhe Aksione për Evropën: Energjia dhe Mjedisi në Shekullin e 21

Finalizon në Tiranë faza përmbyllëse e projektit trilateral “Ide dhe Aksione për Evropën: Energjia dhe Mjedisi në Shekullin e 21”

Ide dhe Aksione për Evropën, Energjia dhe Mjedisi, menaxhimit te mbetjeve, përfaqësues shqiptarë të OJQ-ve, pasqyrë të përgjithshme të efiçiencës, liberalizimin e tregut, zhvillimi të qëndrueshëm, Universiteti Metropolitan

06.06.2018

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) së bashku me Centre international de formation européenne (CIFE), Association  Bourgogne Balkans Express dhe Environnement Sciences Po Dijon, me mbështetjen e Zyrës Franko-Gjermane për Rininë (OFAJ / DFJW), organizuan në Tiranë, fazën përfundimtare të projektit trilateral “Ide dhe Aksione për Evropën: Energjia dhe Mjedisi në Shekullin e 21”, nga data 27 maj deri më 2 qershor 2018. Dy fazat e para u mbajtën në Berlin (2017) dhe Dizhon (2018).

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit patën mundësi të takohen me përfaqësues shqiptarë të OJQ-ve, OSHC-ve, autoritete zyrtare, anëtarë të parlamentit etj. Dr. Lorenc Gordani nga Universiteti Metropolitan i Tiranës ofroi një pasqyrë të përgjithshme të zhvillimeve ne energjitë e rinovushme dhe efiçiencë në Shqipëri, kontributin e me tejshëm qe do te sjelle liberalizimi i tregut dhe rolin e te rinjve ne një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen. Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës, ngritjen e problematikave mjedisore dhe ruajtjen e biodiversitetit në zonat e ndjeshme të vendit, siç është lumi Vjosa, ndërsa Margarita Buxhaku, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore, theksoi shkaqet e ndotjes së mjedisit në Shqipëri dhe si mund të rritet ndërgjegjësimi i publikut. Kreshnik Loka, Përfaqësues Lokal i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) shpjegoi rëndësinë e shkëmbimeve rinore dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e mirëkuptimit ndërkulturor, që konsiston në parimet e RYCO-s, pasi shkëmbimet rinore mund të konsiderohen si një nga mjetet më të mira për pajtim. Dafina Peci, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar të Shqipërisë, u përqendrua në rolin e të rinjve si një potencial i jashtëzakonshëm për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ngritjes së kapaciteteve. Mona Xhexhaj, Drejtuese Programi, diskutoi pikat thelbësore të procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, vështirësitë e mundshme, progresin dhe sfidat aktuale. Frank Morawietz, Këshilltar Special i Zyrës Franko-Gjermane për Rininë (OFAJ / DFJW), preku temën e identitetit kulturor, hendekun dhe distancën e kulturave, të cilat janë njëkohësisht të ndryshme dhe unike. Pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë  ambientet e Autoritetit Portual të Durrësit, ku Arben Xhemali, Shef i Promocioneve dhe Blerina Hasani, Drejtoreshë e Mjedisit, Sigurisë Teknike, Mbrojtjes Shëndetësore dhe Departamentit të Emergjencave, dhanë një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi pozitën gjeografike, resurset ekononmike dhe menaxhimin e Portit të Durrësit, si dhe politikën e tij mjedisore. Në Parlamentin e Shqipërisë, 24 pjesëmarrësit zhvilluan një bisedë të hapur me deputetin Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili solli vëmendjen në çështjet mjedisore dhe energjetike të Shqipërisë dhe harmonizimin e legjislacionit.

Pjesëmarrësit hartuan një raport përfundimtar të bazuar në tri grupe pune të formuara gjatë fazave të  mëparshme në Berlin dhe Dizhon, lidhur me energjinë, mjedisin dhe dimensionin evropian. Më 1 qershor 2018 ata paraqitën gjetjet e tyre në konferencën “Ide dhe Aksione për Evropën: Energjia dhe Mjedisi në Shekullin e 21”. Prezantimi u përqendrua në studimet e rasteve që mbulonin respektivisht Gjermaninë, Francën dhe Shqipërinë përsa i përket konsumit dhe prodhimit të energjisë, menaxhimit te mbetjeve dhe legjislacionit përkatës të BE-së dhe Shqipërisë lidhur me këto çështje. Konferenca përfundimtare u përshëndet nga SHS Christina Vasak, Ambasadore e Republikës së Francës në Shqipëri, Znj. Ornela Çuçi, Zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Znj. Anke Holstein, Zv.ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri dhe Ardian Hackaj, Drejtor për Hulumtimin, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Një përmbledhje e veçantë mbi ecurinë e këtij projekti trilateral u realizua nga Thomas Traguth, Centre international de formation européenne (CIFE)) dhe Nisa Sherifi, Association  Bourgogne Balkans Express

Programi i fazës përfundimtare të projektit trilateral mund të konsultohet këtu.

Axhenda e konferencës mund të lexohet këtu, ndërsa për raportin e përbashkët të grupeve të punës mund të klikoni këtu.

Për të parë albumin e fotove, klikoni këtu, ndërsa videon mund ta shikoni këtu.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Audio material

Këtë e pëlqejnë %d blogues: