Disa reflektime mbi problemet e zhvillimit te sektorit hidroenergjike

Home / Përfaqësim / Disa reflektime mbi problemet e zhvillimit te sektorit hidroenergjike

Disa reflektime mbi problemet e zhvillimit te sektorit hidroenergjike*

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana

1. Sa efikase është kjo formë e përfitimit të energjisë nëpërmjet ndërtimit të HEC-eve, duke marrë parasysh se një pjesë e opinionit publik është kundër?

Energjia nga burimet hidrike është forma qe deri këtu ka gjetur zhvillim ne praktik, gjykuar nga te gjitha palët si e vetmja me interes ekonomik ne kushtet e Shqipërisë. Natyrisht perspektiva te reja po hapen me ardhjen e gazit natyrore apo uljen e çmimit dhe përmirësimin e teknologjive alternative si ere dhe fotovoltaike, por megjithatë edhe për disa kohe shfrytëzimi i burimeve ujerore do te mbetet nder format e prodhimit me kosto me te ulet. Aspekt tejet i rëndësishëm duke qene se çdo kosto reflektohet ne mbështetjen e akorduar këtyre investimeve, dhe i ngarkohen ne përgjithësi sistemit, dhe ne finale paguhen nga konsumatori fundore.

Natyrisht sa këtu nuk duhet te behet objekt i një vlerësimi te ngushte, duke u nënvlerësuar efektet dytësore apo me keq ti ngarkohet ne kurriz te mjedisit, komuniteteve lokale, etj. Madje ne çdo rast, pavarësisht nëse ka pretendime specifike te ngritura dhe bëra publike, marrja e një vendimi për ndërtimin do duhet te behet nëpërmes një vlerësimi te balancuar nga autoritet publike mbi ato qe janë interesat dhe te drejtat e gjeneratave te ardhshme.

Kështu ne çdo rast është pozitive qe ka një ndërgjegjësim dhe debat mbi efektet ne mjedis te veprave energjetikë, qe duhet te shtrihet ne çdo veprimtarie humane përfshirë ndërtimet hoteliere apo turistike, pasi ne finale fiton interesi publik. Thelbi është se këto duhen bere objekt diskutimi paraprake dhe jo te vijnë si reagime te papritura ne momentet e fundit. Pikërisht kjo e fundit behet shkas për ndërlikimin e çështjeve, pasi ndalimi i këtyre projekteve ne momentin qe kane filluar punimet, shoqërohet me një kosto për publikun, qe mund te ishte evituar fare mire nëse do te ishin respektuar kërkesat dhe instrumentet e parashikuar nga legjislacioni ne fuqi.

2. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524  hidrocentraleve me kapacitet 2165 MW dhe prodhim vjetor 9342,31 GWh, prej të cilëve, 177 janë aktive, 43 janë në ndërtim dhe 364 priten të ndërtohen. Mendoni se një numër prej 524 hidrocentralesh janë shumë për t’u ndërtuar në vendin tonë, duke marrë parasysh se burimet ujore shfrytëzohen edhe nga qindra fshatra apo qytete?

Se pari, numri i referuar i HEC-eve duhet te jete me i madhe pasi përveç veprave energjetike këtu te kualifikuar si te dhëna ne koncesion, ato qe kane pare një shtrirje te gjere vitet e fundit janë te dhëna me procedurën e autorizimit. Siç se dyti numri mund te mos jete tregues i sakte i panoramës pasi duhet raportuar me kapacitetin e instaluar dhe shpërndarjen e tyre, si dhe fakt është se ne vendin tone shpesh HEC-et janë te vegjël deri dhe ne shume te vegjël (mini hydro), siç tipologjia e ndërtimit është e ndryshme (përfshire run of river). Me tej do theksuar fakti qe një pjese e madhe nuk kane nisur, siç mbetet për tu vlerësuar qe shume janë anuluar apo nuk do behën kurrë për efekt te kalimit te afateve.

Ne çdo rast, ne tërësie duket se deri këtu ka munguar një vlerësim i efekte kumulative te këtyre investimeve. Si çdo resurs natyrore edhe ai hidroenergjetike ka limitet e tij, mbi te cila duhet te vijnë sa me pare përgjigje nga institucionet e ngarkua, ndërsa për sa me takon duke perifrazuar një shprehje te njohur mund te them qe siç “koha e gurit nuk mbaroi për mungese te këtyre te fundit” edhe koha e shfrytëzimet te potencialit hidroenergjetikë nuk do te thotë qe do te duhet te mbyllet pikërisht thjeshte prej ezaurimit te kapacitet teknik te tyre.

3. Në dijeninë tuaj, a janë kryer dëgjesa publike dhe a është pyetur paraprakisht komuniteti për ndërtimin e HEC-eve në zona të ndryshme të Shqipërisë?

Mbi ketë çështje normalisht thirren komunitetet e zonave te interesuara. Kështu, nisura nga sa bere me dije dhe kemi informacion, kazuistika e atyre është e ndryshme, dhe problemet shkojnë përtej sektorit te energjisë. Thuajse çdo ndërtim i rëndësishëm shpesh shoqërohet me debate, dhe verifikohet fakti qe sipas përfitimeve specifike ka një pjese pro dhe një kundër. Por ne finale fakti qe këto vepra kërkojnë shume pune paraprake, duke kaluar një filtër institucionale te gjate, do te thotë qe ato qe janë ndërtuar i kane me se shumti përmbushur kriteret formale (te cilat duhet te jene reflektuara ne shume akte zyrtare).

Kështu ne mënyre me specifike, te paktën po ti referohemi atyre qe ndjekin procedurën e koncesionare, kalojnë paraprakisht përmes një procedure te gjate burokratike dhe shumëllojshmëri hallkash vlerësimi ne përmbi 10-12 institucione dhe agjenci me një total 15-20 lejesh. Për me shume, edhe se janë propozime te pakërkuara, ne varësi te fakti se kemi te bëjmë me projekte te dhëna ne partnership (te rregulluara nga ligji i Koncesioneve/PPP), ne çdo raste vendimi finale varet nga vlerësimet profesionale dhe te balancuara midis interesave te ndryshëm nga institucione publike.

Për me shume lidhur me te ardhmen, pavarësisht anës formale si ato janë zhvilluar deri me këtu, eksperienca e krijuar mundëson qe pikerisht me pak vullnet pozitive, te mund te kemi evitim e shume nga problemet deri këtu te shfaqura. Madje problemi nuk qëndron tek teknologjia hidro e cila është edhe me konsoliduara ose te paktën me e përdorura ne vendin tone dhe mbi te cilën kemi ekspertize te mire, por duhet pare me gjere tek fenomeni, mendësia, profesionalizmi dhe ndryshimi ne përgjithësi i qasjes veçanërisht lidhur me teknologjitë te cilat nuk i njohim.

4. Lidhur me sa me sipër ne mbyllje mund të shtoni ato që mendoni se janë me rëndësi për temën.

Siç kuptohet, edhe nga sa pak me sipër shtjelluam, zhvillimi i sektorit hidroenergjetikë si çdo sektor i energjisë, te cilat konsiderohen si sistemet industriale me te gjera, kërkon direkt apo indirekte kapacitete mbështetëse ne sektorin publik. Mbështetje e cila për te qene efektive duhet te bazohet ne një ekspertize te kualifikuar e te ndjekur ne vazhdimësi. Gjithashtu qofte edhe një reflektim i përcipte bene te mendosh se situata ne te cilin jemi sot deri diku është një trashëgimi dhe produkt i një mendësie, qe pikërisht te “kapur” nga nevojat e momentit te caktuar ka shikuar rrugëdaljet ne ndërhyrjet me masa emergjente. Por sektori energjetike nuk e lejon me diçka te tille!

Personalisht në mënyre përmbyllëse, shikoj te rëndësishme te sjelle qe në kuadrin aktual të përmbushjes se strategjisë se integruar për te gjithë sektorin energjetikë, për të ndihmuar vendimmarrjen politike drejte një zhvillimi sa me te qëndrueshëm në përputhje me interesin afatgjate te përgjithshëm ekonomikë, duhet te ritet ndërgjegjësim dhe debati mbi temat energjisë, duke u zgjeruar ne te gjitha aspektet e saj, si një mbështetje me shume vlere ne funksion te mire menduarit te politikave publike.

* Sa këtu është intervista e plote e pare nga pikëpamja e një eksperti te tregut te energjisë, qe do jete pjese integrale se shpejti e një artikulli me te gjere mbi problemet e shfaqura ne sektorin hidroenergjetikë nder vite.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

44,044 total views, 6 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: