Auditimi i energjisë, mundësitë dhe sfidat e vënies në praktikë

Home / Hulumtim / Auditimi i energjisë, mundësitë dhe sfidat e vënies në praktikë

Auditimi i energjisë, mundësitë dhe sfidat e vënies në praktikë

    për efiçencën e energjisë     e energjisë     dhe     efiçencën e energjisë     e reformës ne shume sektorë

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana

Nga viti i largët 1991, vendi ka kërkuar te behet pjese e zhvillime ndërkombëtare qe shikojnë sektorin e energjisë, duke u angazhuar ne Organizatën e Kartës se Energjisë. Pjesëmarrje që ne vitin 1997, solli nder te tjera edhe ratifikimin e protokollit mbi efiçencën e energjisë. Kështu, në përmbushje te angazhimeve të saj, Shqipëria vuri ne zbatim një rishikim të politikave dhe kuadrit ligjore në vitet 2002, 2005 dhe politikat e efiçencës se energjisë ne vitin 2007.

Megjithatë një rol vendimtare lidhur me reformat e sektorit te energjisë dhe te efiçencës ne veçanti, ka pjesëmarrja ne Komunitetin e Traktatit te Energjisë te Vjenës. Angazhim qe siguron një kuadër politike për harmonizimin e legjislacionit për efiçencën te njëjte me atë te vendeve te tjera evropiane ende pa u bere pjese e BE-se. Si palë kontraktuese e te cilit, vendi ka ndërmarrë një sere reformash të detyrueshme për zbatimin e legjislacionit përkatës të BE-së lidhur me direktivat për shërbimet energjetike, efiçencën energjetike, informimin dhe etiketimin e pajisjeve, etj.

Pavarësisht angazhimeve politike te mësipërme, njëkohësisht duhet sjelle se efiçienca energjetike ka një potencial te jashtëzakonshëm ne vetvete me përfitime direkt për konsumatorët, duke zvogëluar emetimet dhe rritur sigurinë e furnizimit. Sa këtu bashkuar me detyrimet ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm behën stimuj mese të mjaftueshëm te politikave të efiçencës së energjisë. Politika qe për me shume lidhen edhe me konkurrencën, punësimin, komfortin dhe ndryshimin e klimës, duke siguruar stimuj të mëtejshëm për sektorin e efiçencës në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.

Procese te cilat nuk kane nevoje për investime intensive siç ndodhe për shume sektorë te tjerë infrastrukturore dhe energjetikë, dhe ne qendër kane kontributin qe vjen nga figurat profesionale si ajo e audituesit te energjisë të licencuar si person fizik ose juridik për te ushtuar profesionin e lire, apo menaxherit te energjisë, shoqërive te shërbimeve energjetikë, etj. Aktivitet auditues qe është i detyrueshëm për konsumatorët e mëdhenj te energjisë, për objektet e reja apo ndërtesat ekzistuese qe i nënshtrohen rikonstruksionit ne mënyre te konsiderueshme, apo të gjithë subjekt që aplikojnë për një program të financuar nga Fondi për Efiçencën e Energjisë.

Auditime qe sipas parashikimeve te ligjit mbi efiçencën, do zhvillohen duke u kryer apo përsëritur çdo herë, përpara se një ndërtesë, objekt industrial dhe objektet e tjera që vlerësohen, vihen në punë ose ndërtohen nga e para apo i nënshtrohen një rinovimi mbi 50% e vlerës. Ku lidhur me ligjin për performancën ne ndërtesa, certifikimi i performancës është i detyrueshëm për të gjitha ndërtesat të cilat do të shiten ose do të jepen me qira, do të ndërtohen ose rinovohen ne mënyre te rëndësishme (për me shumë se 25% te sipërfaqes), dhe pa dallim nëse janë publike mbi 500 m2 (ku duke filluar nga 9 korriku 2018 duke zbritur deri ne 250 m2).

Ndërkohe qe lidhur me ndërtesat me performancë “afër zero energji”, pritet hartimi i një plan kombëtar për të rritur numrin e tyre me performancë “afër zero energji”. Ky plan si pjesë e Planit Kombëtar për Zbutjen e Ndryshimeve Klimatike përcakton objektivat qe duhet t’i përmbahen pas datës 31 dhjetor 2018, për të gjithë ndërtesat e reja, që janë në përdorim nga autoritetet publike (dhe pa dallim të gjitha pas datës 31 dhjetor 2020), me objektivin afatmesëm për të rritur performancën e ndërtesave të reja dhe të stokut të ndërtesave ekzistuese.

Ne ketë kuadër, aktiviteti i audituesit, pritet te behet i zbatueshëm me daljen e akteve normative nga Këshilli i Ministrave lidhur me ligjin për efiçencën dhe për performancen ne ndërtesa. Pra plotësime qe do te duhet te ishin nxjerre brenda 12 muajve, respektivisht brenda nëntorit 2016 dhe nëntorit 2017, ne bashkëpunim me Agjencinë për Efiçencën e Energjisë (AEE).

Megjithatë, mbështetja me akte ligjore dhe financiare deri me sot ka munguar për lançimin (ose me mire buxhetimin) edhe te vet AEE, duke penguar kordiminin dhe integrimin e masave në planet sektoriale. Për më tepër, disa masa janë vlerësuar si jo realiste, si për sa i përket afateve kohore të propozuara, ashtu edhe gatishmërisë për t’i vene ne zbatim dhe monitoruar.

Gjithsesi zbatimi i masave të propozuara ne PKVEE, paraqesin një vlerësim të kostove direkt nga buxheti publik ne rreth 110 mil/Euro deri ne vitin 2020.  Masa te propozuara të cilat, shikojnë: Rinovim i stokut të ndërtesave publike me 2% çdo vit për miliona euro (43,5); Ndërhyrjet ne sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet (30,5); Stimujt financiarë për automjetet me efiçencë të energjisë (10,8); Promovimi i transportit të integruar (10); Modernizimi i sistemit të menaxhimit të trafikut (6,2); Auditimet për ndërmarrjet industriale (1,2), etj.

Mbi sa me sipër për disa sektorë llogaritjet janë duke u zhvilluar (si p.sh. lidhur me transportin, industrinë, etj.), por p.sh. kostoja e investimeve kapitale vetëm për rinovimin e ndërtesave parashikohet ne 1.1 miliardë EURO për periudhën nga 2015 në 2030, ose 72 milionë EURO në vit. Nga te cilat, në mënyrë që të rikonstruktojmë të gjitha ndërtesat publike në nivelin e përmirësimit të moderuar, nevojiten 500 milionë Euro ose 70 Miliardë ALL. Për më tepër, kostot shtesë të investimeve në ndërtesat e reja duhet të jenë 593 milionë EURO në periudhën nga 2015 deri në 2030, ose 40 milionë në vit.

Natyrisht për sa me sipër ka nevoje qe strukturat institucionale të zhvillohet në mënyrë që masat e parashikuara në PKVEE-ne e 3-të te zbatohen lehtësisht. Në veçanti, ligji për efiçiencën e energjisë kërkon gjithashtu që Agjencia të hartojë aktet nënligjore që duhen miratuar nga ministri i energjisë, siç edhe standardet dhe rregulloret të tjera teknike për efiçiencën e energjisë, të promovojë dhe përhapë informacionin rreth programeve, të koordinojë programe trajnimi, të verifikojë auditimet dhe administrojë gjobat ne rastet e shkeljeve ligjore.

Kuadër i cili është kërkuar me ngulmë te plotësohet nga organizmat ndërkombëtare dhe ka pare nisjen qe prej një viti te një procesi nga Sekretariati i Energjisë ne Vjenë, duke u finalizuar për here te pare me një mase detyruese me 14 Dhjetor 2017. Vendim qe imponon përmbushje nga vendi sa me pare te angazhimeve ne fushën e efiçencës. Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës ne shume sektorë kjo është një fushe qe po kërkohet qe te hapet me patjetër!

Ne ketë drejtim për te ndihmuar AEE në lehtësimin e zbatimit dhe monitorimit të veprimeve, si një entitet në varësi të MEI-t, është menduar te ndiqet me bazën e krijuar gjate dorëzimit te planit PKVEE-se. Kështu Grupi Ndërministror i Punës (GNP) që përfshin ministritë dhe agjencitë kryesore, me MEI-n si entiteti drejtues, krijuar gjatë hartimit të PKVEE-së pritet që të vazhdojë në një formë të ngjashme gjatë zbatimit të tij, duke u takuar të paktën 4 herë në vit.

Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës ne shume sektorë e gjitha bene qe tashme është duke ecur me plotësimet me aktet nënligjore duke parashikuar brenda fundit te këtij viti aprovimin e rregullores mbi kushte e dhënies se licencës profesionale për audituesit. Rregullore sipas te cilës, qe çdo individ apo shoqëri, vendase ose e huaj për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit të energjisë, ka të drejtë të paraqesë kërkesën pranë komisionit të posaçëm të dhënies së licencave profesionale mbi auditimin e energjisë apo shërbimeve energjetike për t’u pajisur me licencë profesionale, pasi të ketë plotësuar kushtet që përcaktohen në te.

Kështu, përveç fondeve për efiçencën e energjisë të dobishme për kapërcimin e barrierave të tregut, me se shumti behet fjale për masa “smart” qe do te sjellin jo vetëm rritjen e rendimentit ne përdorimin e energjisë por mbi te gjitha punësim dhe standarde te larta ekonomike. Ku së bashku, me objektivat e tjerët te zhvillimit te qëndrueshëm (energji te rinovueshme dhe reduktim te emetimeve), sa këtu do te krijojë kushtet e përfshirjes dhe ofrimin e mbështetjes financiare te domosdoshme nga institutet e kreditimit deri tek bankat e zhvillimit për projektet me te rëndësishme infrastrukturore.

Ky artikull është botuar ne version e tij te pare ne revistën ekonomike Monitor.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e sa ketu shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

346,876 total views, 2 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: