Trajnimi Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra

Home / Aktivitet / Trajnimi Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra

Trajnimi Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana

Teknologjitë fotovoltaike po ecin me shpejtësi drejt vënies ne praktike! Demonstrimet praktike te se cilave ishte edhe fokusi i Trajnimit Praktik Ditë e Hapur ne kompaninë EuroElektra, organizuar nga AlbanianSkills dhe EuroElektra Sh.p.k., me 10 Maj 2018.

Shpesh na takon te jemi pjese ne aktivitete e takime te niveleve te ndryshme biznesi deri tek ato me te larta institucionale. Por sa këtu, duke shikuar kaq shume te rijnë te vene bashke nga interesi për fushën e energjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm transmeton një ndjesi te veçante dhe shume pozitive. Pavarësisht vonesave te politikes, thelbësore është qe ne fushën e energjisë parimi “efiçienca mbi te gjitha” po rroket nga te rinjtë edhe sipërmarrja.

Kështu për sa i takon kompanisë EuroElektra, eksperienca e se cilës i merre fillesat prej një faze nga ku për shume kënd ishte ende e vështire edhe te imagjinohej hyrja e sektorit energjetikë me atë qe sot po plotësohet me shpejtësi me trajtat thelbësore te një tregu te avancuar dhe inovative. Megjithëqë dakordesinë mbi sfidat e shumta qe sa këtu akoma paraqet, sektori energjetike i ditëve te sotme nuk e lejon me te avancuarin e ndërhyrjeve me masa emergjente!

Pra duke ju referuar atyre qe tashme janë zhvillimet korrente edhe se ne fazën “embrionale”, ne momentin aktuale sistemi energjetike ka dale nga faza e rimëkëmbjes dhe nisur implementimin ne praktike te transformimeve ne te gjitha nivelet. Ne këtë kuadër energjitë e rinovueshme dhe përdorimi efecientë i resurseve energjetike konsiderohet si instrumente strategjike apo “burimi me i mire i energjisë”. Objektiva qe janë bere gurë themeli i te gjitha politikave qeveritare!

Ne fakt sa me sipër shpesh duke sikur e gjen shtysën vendimtare tek angazhimet e arritjes se targete-ve te vendosur nga detyrimet ndërkombëtare dhe ato te procesit te integrimit. Gjë qe është plotësisht e vërtete, por sa këtu mbështet edhe tek një interes direkt lidhur me mundësinë qe sot ofron zhvillimi i teknologjike, lidhur p.sh. me vetprodhim jo vetëm nga biznesi por dhe konsumatori familjare prej burime fotovoltaike, mire menaxhimin dhe implementimit ne praktike i kursimit me ane te teknologjive smart, duke sjelle ne finale një përmirësim te ndikimit ne mjedis.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka një potenciale te rëndësishme, të mire shpërndare ne te gjithë territorin në energji të rinovueshme, sidomos për sa i përket burimeve fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, struktura aktuale e gjenerimit bazuar tërësisht ne burime hidrike, përveç problemeve të qëndrueshmërisë mjedisore, tregon te gjithë dobësinë e saj ne menyre sistematike me luhatjet e para te temperaturave.

Siç nga ana tjetër efiçienca energjetike është një fushe thuajse e pashfrytëzuar, por ne çdo rast ne një zgjerim te shpejt dhe te sigurt. Procese te cilat nuk kane nevoje për investime intensive siç ndodhe për shume sektorë te tjerë infrastrukturore, dhe ne qendër kane kontributin qe vjen nga figurat profesionale si ajo e audituesve te energjisë, menaxherit te energjisë, etj. Aktivitet auditues qe është i detyrueshëm për konsumatorët e mëdhenj te energjisë, për objektet e reja apo ndërtesat ekzistuese qe i nënshtrohen rikonstruksionit, apo për te gjithë ato qe aplikojnë për një program të financuar nga Fondi për Efiçencën e Energjisë.

Pra pavarësisht angazhimeve politike te mësipërme, njëkohësisht duhet kuptuar se sot energjitë fotovoltaike dhe masat ne efiçience energjetike ka një potencial te jashtëzakonshëm ne vetvete, me përfitime direkt për konsumatorët, duke zvogëluar emetimet dhe rritur sigurinë e furnizimit. Vetëm sa këtu bashkuar me tej me detyrimet ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm bëhen stimuj mese të mjaftueshëm te politikave të efiçencës së energjisë.

Politika qe për me shume lidhen edhe me komfortin, ndryshimin e klimës, konkurrencën, duke siguruar stimuj të mëtejshëm për sektorin e qëndrueshëm në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal. Dhe veçanërisht sa me sipër lidhet me punësimin, dhe po ti referohemi raportit Vjetor mbi Energjitë e Ripërtëritshme dhe Punësimin 2018, te Agjencisë Ndërkombëtare te Energjisë së Rinovueshme, sot janë më shumë se 10 milionë njerëz të punësuar në industrinë e energjisë së rinovueshme në mbarë botën. Madje më shumë se gjysmë milioni vende pune u shtuan në 2017.

Kështu, ne ketë moment, thelbësore për te bere te mundur sa me sipër, janë hapat cilësore ne rritjen e kapaciteteve humane, ku një role kryesore e kane dhe institucionet arsimore dhe për ketë duhen te mbështet ndërmarrja e çdo iniciative formimi. Vetëm kështu do te behet e mundur qe një seri konventash, strategjish, dhe ligjesh, te mos mbeten ne teori apo te kufizohen me përafrim legjislacionin, por te kalohet direkt ne hapat e vënies se tyre ne praktik.

Ne te vërtet, ne momentin aktuale vëmendja është fokusuar ne çeljen e negociatave, qe nuk është ndryshimi i një apo disa aspekteve teorike apo thjeshte formale, por implementimi ne praktike i një kuadër rregullues teknike gjithëpërfshirës qe prek ne qelize te gjithë kompartin ekonomike te shoqërisë Shqiptare. Pikërisht për këtë, nëse duam një ndryshimin te qasjes se konsoliduar deri me këtu, thelbësore është qe te fillojmë nga hedhja e bazave qe mbështet ne formimin e duhur ne përpjekjen për ndërtimin e një zhvillimi te qëndrueshme ne afatgjate.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

436,284 total views, 2 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: