Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë

Procesi i auditimit baza për rritjen e efiçiencës së energjisë

 auditimit baza për rritjen e baza për rritjen e efiçiencës për rritjen e efiçiencës së rritjen e efiçiencës së energjisë auditimit baza për rritjen

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana

Efiçienca energjetike është një fushe thuajse e pashfrytëzuar dhe shume sfiduese! Kjo reflektohet edhe ne faktin praktike, ku deri me sot eksperiencat lidhur me sektorin janë te pakta. Ne fakt deri këtu janë dashur 20 vjet përpjekje për te arritur te realizohen investime ne hidroenergjetikë për rreth 600MW. Kohet e fundit po punohet me përgatitjen për nisjen ne praktike te projekteve te para fotovoltaike (Pv). Siç se afërmi pritet te avancohet drejt hapjes se tregut elektrike dhe krijimit te bursës se energjisë, pra dhe futjen e operatoreve private ne furnizimin e energjisë, etj. Natyrisht shpejt do lancohen dhe mundësitë e përdorimit te gazit natyrore, energjisë eolike, biomasës, etj.

Gjithsesi fusha e efiçencës, jo vetëm ne Shqipëri por dhe ne rajon, dhe ne disa raste edhe ne disa vende te tjera me pak te zhvilluara te Evropës, është ne fillimet e saj, por ne çdo rast ne një zgjerim te shpejt dhe te sigurt. Ne fakt, ideja e auditimeve energjetike dhe certifikimi për ndërtesat rezidenciale dhe ato të shërbimit, si edhe për konsumatorët industrialë ishin të parashikuara qe në Planin Kombëtar te Veprimit për Efiçencën e Energjisë (PKVEE-në) I te vitit 2011. Lidhur me këtë ishte parashikuar edhe trajnimi i stafit të menaxherëve të energjisë për të monitoruar konsumin e energjisë në ndërtesat publike.

Megjithatë, përgatitja e shume aspekte lidhur me standardet, procedurat, detyrimet, deri tek krijimi i një kurrikule të qartë dhe komisioni licencues për audituesit të energjisë janë hapa që edhe sot mbeten për tu ndërmarrë. Kuadër i cili është kërkuar me ngulmë te plotësohet nga organizmat ndërkombëtare dhe ka pare marrjen për here te pare te një mase kundër Shqipërisë, me kërkesën për përmbushje te detyrimeve ndërkombëtare ne ketë fushe, vetëm pak kohe me pare nga Sekretariati i Energjisë ne Vjenë, ne vijim te ministerialit vjetor te mbajtur ne Prishtine me 14 Dhjetor 2017.

Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës ne shume sektorë kjo është një fushe qe kërkohet me patjetër qe te hapet. E gjitha bene qe tashme është duke u ecur me plotësimet me aktet nënligjore duke parashikuar brenda fundit te këtij viti aprovimin e rregullores mbi kushte e dhënies se licencës profesionale. Rregullore qe përcakton, qe çdo individ apo shoqëri, vendase ose e huaj për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e auditimit të energjisë, ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë komisionit të posaçëm të dhënies së licencave profesionale mbi auditimin e energjisë apo shërbimeve energjetike për t’u pajisur me licencë profesionale, pasi të ketë plotësuar kushtet që përcaktohen në te.

Kushte qe nder te tjera, përveç aspekteve lidhur me formimin dhe eksperiencat profesionale, parashikojnë qe kandidati të ketë kaluar me sukses provimin apo testimin për kategorinë ku kërkon të licensohet, të organizuar nga autoriteti përgjegjës publik apo institucion privat në emër të të cilit zhvillon një program studimor dhe praktikë te njohur dhe akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Praktika e cila bene qe këto kurse te jene detyrues, ne mënyre te ngjashme me profesionet e tjera te lira ne interes publik bazuar ne kuadrin për licencat, autorizimet dhe lejet në republikën e Shqipërisë.

Ne te vërtet, ne momentin aktuale vëmendja është fokusuar ne çeljen e negociatave, qe nuk është ndryshimi i një apo disa aspekteve teorike apo thjeshte formale, por një kuadër rregullues teknike gjithëpërfshirës qe prek ne qelize te gjithë shoqërinë Shqiptare. Pikërisht për këtë, nëse nuk duam një ndryshimin te qasjes se konsoliduar deri me këtu, thelbësore është qe te fillohet nga përgatitja e audituesve, duke hedhur bazat qe mbështetet ne formimin e duhur, ne përpjekje për ndërtimin e një zhvillimi te qëndrueshme dhe afatgjate.

Shënim: Mendimet dhe opinionet e sa ketu shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

345,524 total views, 11 views today

Last Updated on

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: