Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

Home / * Me kryesore / Teknologjitë Fotovoltaike drejt Vënies ne Praktike

Teknologjitë fotovoltaike nga zhvillimi i politikave publike drejt vënies ne praktike

Autori: Dr. Lorenc Gordani, 6 Prill 2018

  • 1. për 2. mjedisi dhe energjitë e qëndrueshme 3. burimet e shpërndara të energjisë 4. e shpërndara të energjisë fotovoltaike 5. dhe

Foto: Dr. Lorenc Gordani “Mjedisi dhe Energjitë e Qëndrueshme”, Balkans Youth Council, 2017

Investimet e qëndrueshme po behën dita-ditës një opsion reale për individët dhe sipërmarrjen private. Për sa me sipër, duke ju referuar atyre qe tashme janë zhvillimet korrente edhe se ne fazën “embrionale”, do marrim nisje nga korrelacioni i binomit te hapjes se tregut dhe arritjes se targete-ve te vendosur nga detyrimet ndërkombëtare dhe mundësinë qe kjo ofron për diversifikimin dhe rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, për te kaluar me tej ne pasqyrimin me disa shembuj te implementimit ne praktike te teknologjisë fotovoltaike jo thjeshte për prodhim energjie për shitje por për vet prodhim nga konsumatori shqiptare.

Energjia elektrike si një mall i shpërndare në rrjet është një commodity vlera e të cilit lidhet kryesisht me vendin dhe kohen ne te cilin disponohet. Në këtë kuptim, Shqipëria ka një potenciale te rëndësishme në energji të rinovueshme, të mire shpërndara ne te gjithë territorin sidomos për sa i përket burimeve fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, pavarësisht çmimeve te ulëta në tregjet afatgjata të rajonit prej 35-40 Euro/MWh, ne varësi te ndryshimeve me periudhave pak më të thata ose të ftohta të vitit, asistojmë ne luhatje te forta në tregun spot, duke kaluar midis vlerave te 100-200 Euro/MWh.

Ne ketë drejtim, Shqipëria është një nga vendet qe preket me shume, pasi struktura aktuale e gjenerimit bazuar tërësisht ne burime hidrike edhe se na rendit të 20-tet ne drejtim të qëndrueshmërisë mjedisore sipas Këshillit Energjetik Botëror, në shtyllat e sigurisë dhe të barazisë energjetike na pozicionon te 76-tet dhe 90-tet ndër 125 vende të ekzaminuara. Dobësi qe ne fakt nuk është e nevojshme te nxirret nga institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja, Banka Botërore apo Moody, duke qenë se thatësira apo moti i ftohte e nxjerrin në pah sistematikisht si një çështje që duhet adresuar sa më parë!

Për të kuptuar me mire sa më sipër, duhet te nisemi nga fakti se kostot e energjisë përbejnë vetëm 1/3 e totalit qe paguhet ne fature nga konsumatori. Ndërsa burimet e shpërndara të energjisë fotovoltaike evitojnë kosto e rrjetit dhe sistemit pasi ato prodhohen direkt në vendin ku edhe nevojitet konsumi i tyre. Për me shume vlera mesatare për konsumatorin shqiptare nen drite-hijet e subvencioneve, edhe se priret ne vazhdimësi drejt rritjes, është relativisht e ulet ne 82.5 Euro/MWh, po t’i referohemi çmimit mesatare te BE-se ne vlerën 210 Euro/MWh, për te arritur ne disa vende si Gjermania dhe Danimarka ne 250-300 Euro/MWh.

Pikërisht për ketë qellim po synohet të nxiten investime të tilla, që jo vetëm zbusin varësinë nga burimet hidrike por edhe paralelisht me këtë ulin humbjet në rrjet pasi de-lokalizojnë prodhimin e energjisë nga veriu që është aktualisht në drejtim të jugut. Për me shume, ne çdo rast integrimi i teknologjive te ndryshme lidhur ne dinamikë me faktorët lokal dhe rajonal ka avantazhin konkurrues te pakrahasueshëm ne funksion te diversifikimit komplementare.

Ne këtë kuadër, lidhur edhe me vënien ne praktike te detyrimeve ndërkombëtare që nga viti 2012, ne varësi te mundësisë për ndjekjen e modelit më te përshtatshëm për sa i përket zbatimit te kuadrit mbi investimet për arritjen e objektivave të rinovueshme të BE brenda 2020, po behet gjithmonë e me presuese domosdoshmëria për të avancuar me diversifikimin e teknologjive prodhuese me ane te vënies ne praktik te parimit te “kostos më të ulët” duke synuar për te aktivizuar investimet private me te qëndrueshme nga logjika ekonomike.

Projekte ne energji alternative qe po ecin paralelisht me projeksionet e ministrisë se energjisë qe përgjatë fazës se aprovimit te planit kombëtar te veprimit (PKBER) duke u intensifikuar me tej me daljen e ligjit te ri te BRE-ve. Kështu, aktualisht kanë arritur mbi një dyzine projektesh te propozuara me se shumti nga kompani vendase për parqe PV me fuqi të instaluar deri në 2 megavat, dhe janë disa ato nga konsorciume mikse për kapacitete nga 7.5, 30 dhe 50 MW. Njëkohësisht s’kanë munguar as shfaqje interesi për investime ne energji eolike. E gjitha duke bere qe ne total, vlera e përafërt e investimeve të iniciuara te arrije tashme shumen mbi 300 milionë euro për një fuqi te instaluar mbi 240 MW.

Por ajo qe është me rëndësishme, sa me sipër ka bere te mundur qe sistemi ynë elektroenergjetike te hapet drejt mundësisë se “arte” për një zhvillim te gjelbër, nëpërmjet modeleve te reja ekonomike bazuar ne burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur ne mënyrën me te mire emetimet e mbrojtur mjedisit natyror. Me konkretisht, ne përmbushje te kërkesave te shprehura në mënyrë të përsëritur nga raportet e Bankës Botërore, ne veçanti “Doing Business 2014”, ndërhyrjet e fundit te Ministrisë duke pasuar ato te Entit Rregullator te Energjisë, kane hapur rrugën e pranimit ne rrjet te kontributit te energjive te prodhuar nga bizneset por edhe familjaret me ane te resurseve gjeneruese te shpërndara duke u bazuar ne skemën e matjes neto (e njohur edhe si Net-Metering) të energjisë.

Ligjërim i me sipër ne substance i orientimit drejt diellit dhe erës, është konsideruar si parësor duke qene se periudhat tashme te shpeshta me mungesë të shirave, do te balancoheshin më së miri nga prodhimi i shpërndare fotovoltaike. Për ketë nen ligjin e ri te BRE-ve, për familjet dhe kompanitë është hapur mundësia për vet-prodhim deri në 500 kW. Një praktike qe ofrohet përmes një procedure të thjeshtuar (për me shume këtu ne formën e një prezantimi) e ngjashme me atë te lidhjes se re, dhe mund te përmbyllet ne rreth vetëm 30 ditë duke aplikuar pranë furnizuesit te energjisë elektrike (OSHEE-s).

Sa këtu, ne varësi edhe te fleksibilitetit ne implementim te burime te shpërndara (DER), po sjelle qe aktualisht interesi për vet-prodhim te jete me një trend te përshpejtuar aplikimesh. Ne finale burimet e shpërndara të energjisë fotovoltaike përveç shmangies se problemeve qe trashëgon rrjeti shqiptare kane epërsinë qe prodhohen direkt në vendin ku është vendosur pjese me e madhe e popullsisë d.m.th. në kryeqytet dhe zonat e tjera më të mëdha urbane dhe rurale të ultësirës perëndimor ose në zonat e tjera gjithsesi me rrezatim të lartë diellor si Elbasani, Korça, etj.

Pikërisht lidhur me ketë aspekt te fundit, sipas sa bërë me dije nder planet e ministrisë parësore shikohet ndërhyrja në ndërtesat publike duke filluar me vendosjen e pajisjeve PV me kopshtet dhe shtëpitë e të moshuarve në bashkitë e pjesës perëndimore të vendit. Prodhimi i energjisë elektrike nga dielli qe po shihet gjithmonë e më tepër me interes nga investitorët, por te paktën për ato qe do mbulohen nga buxheti i shtetit do duhet të ndiqet me një politikë të matur lidhur me përcaktimin e sakte te kritereve teknike dhe certifikimeve te kompanive pjesëmarrëse ne gara.

Pra duke bere një bilance lidhur me sa me sipër, kërkesat janë duke u intensifikuara ne vazhdimësi, bazuar ne faktin se interesi ne energji diellore nuk është vetëm e së ardhmes por mund te përkthehet direkt në përfitim ekonomik për prodhuesin me një normë kthimi te garantuar mesatarisht midis 15-20% në vit! Përveç impianteve për shitje energjie, interes i madhe është duke u treguar për vetprodhim nën regjimin e marrëveshjes te matjes neto.

Kështu pavarësisht nevojës për permisime mbi procedurën e marrëveshjes të skemën neto aktualisht ne plotësim, ne parim energjia nga PV paraqet interes pasi sapo instalohet një sistem fotovoltaike i thjeshte, i cili ne çdo moment mund te zgjerohet dhe te kthehet ne hibrid, biznesi apo edhe konsumatori familjare fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike dhe rrit njëkohësisht sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem te jete në rrjet, mund te mbulohen deri e tere nevoja për vet përdorim duke e rritur edhe me tej përfitimin ekonomik. Ne çdo rast sa me sipër e mbron investitorin nga çfarëdo rritje çmimesh të energjisë elektrike në të ardhmen.

Sigurisht për përmbushjen e sfidave te mësipërme, rregullimet e çështjeve komerciale dhe teknike mbeten thelbësore. Kuadër ne te cilën autoriteti i energjisë (ERE) duhet te luaj një rol kyç mbi aspektet komerciale në sigurimin e konkurrencës në treg. Aktivitet rregullator qe do të duhet gjithsesi te sigurojë që operatori i rrjetit, aktualisht publik, nuk kufizon ose kushtëzon konsumatorët në asnjë mënyrë ose formë kalimi për sa i përket furnizimit. Përveç kësaj, thelbësore behet qe operatori i shpërndarjes (OSSH-ja e sapo krijuar me 30 mars 2018) të aplikojë rregulla dhe tarifa jo-diskriminuese dhe transparente për te gjitha format e përdorimit te rrjetit të shpërndarjes.

Për me shume mund te gjenden prezantimi ne formën e slideve dhe pdf-se, përgatitur dhe mbajtur gjate Tryezës se Rrumbullaket “Mjedisi dhe Energjitë e Qëndrueshme”, paneli mbi “Politikat për Nxitjen e Diversifikimit të Energjive të Rinovueshme” organizuar nga Balkans Youth Council, Xheko Imperial Hotel me 13 Dhjetor 2017.

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

345,546,518 total views, 4 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: