Liberalizimi thelbësor për teknologjitë alternative

Liberalizimi thelbësor për teknologjitë alternative

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

për ne të energjisë dhe ne tregun e lire

Energjia elektrike si një mall i shpërndarë në rrjet është një commodity vlera e të cilit lidhet kryesisht me vendin dhe kohën në të cilin disponohet. Në këtë kuptim, Shqipëria ka një potencial të rëndësishëm të energjive të rinovueshme, të mire shpërndare në të gjithë territorin midis burimeve të ndryshme kryesisht hidroelektrike dhe fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, varësisht nga avancimi i integrimi te tregjeve evropiane, çmimet referente në tregjet afatgjata të rajonit tashmë arrijnë nivelet më të ulëta historike prej 35-40 Euro/MWh. Çmime vërtet të ulëta që pikërisht në varësi të ndryshimeve me periudhave pak më të thata ose të ftohta të vitit, janë subjekt luhatjesh të forta në tregun spot, duke lëvizur mes vlerave shumë më të larta siç janë ato të 100 deri në 200 Euro/MWh.

Për të maksimizuar sa më sipër, me vënien në praktik të Paketës së Tretë të Energjisë të BE që nga viti 2015, në varësi edhe të natyrës detyruese të hapjes së monopoleve natyrore të rrjeteve të energjisë elektrike dhe në anën tjetër me lënien të lire për ndjekjen e modelit më të përshtatshëm për sa i përket zbatimit të kuadrit mbi investimet për arritjen e objektivave të rinovueshme të BE brenda 2020, po behet gjithmonë e më presuese për tregun shqiptar të energjisë nevoja për të avancuar me liberalizimin dhe hapjen drejt ekonomisë së shkallës të ofruar nga tregu rajonal i energjisë.

Në këtë kontekst po punohet paralelisht me avancimin e Platformës Kombëtare të Shkëmbimit të Energjisë (APEX), me atë të bursës se balancimit ndërditor, si dhe zgjerimit të shpërndarjes së kapaciteteve të rrjetit përmes zyrës së përbashkët të ankandit të Ballkanit Perëndimor (SEE CAO) në Podgoricë. Për më tej, deri në fund të vitit 2019, tregu shqiptar pritet të homologohet me atë të Kosovës, duke kaluar gjithashtu në adoptimin e të njëjtave mekanizma dhe protokolle me pjesën tjetër të Ballkanit si dhe përtej Adriatikut, dhe me në përgjithësi me tërë tregun e përbashkët të energjisë të BE-së.

Pra në kuadër të zhvillimeve të më sipërme pan-evropiane, lidhur me furnizimin me energji elektrike, vendi është në prag te fillimit të një tregu të lirë, që do formësohet plotësisht sipas dinamikave të shkëmbimeve telematike (PXs). Për të mundësuar këtë, modeli aktuale i tregut dhe rregullat që e shoqërojnë, përcaktojnë futjen në tregun e lirë brenda këtij viti të konsumatorëve të mëdhenjtë që përbejnë rreth 38% të konsumit. Për më shumë energjia për humbjet rreth 26% e totalit duhet të blihet në tregun e lirë. Së fundmi, për konsumatorët familjarë që përbëjnë rreth 36% të pjesës së mbetur, tarifat e rregulluara duhet të mbahen për aq kohë sa të krijohet një treg performantë, duke reflektuar të gjitha kostot reale në tarifat finale të energjisë.

Për të përmbushur sa më sipër po ndiqet me hapjen graduale të shërbimit të vektorizimit të energjisë për furnizuesit alternative ne rrjetin e shpërndarjes, së fundmi për nivelet e mesme të tensioni në 35 kV, dhe nga marsi 2017 për here të parë edhe në nivelin e ulët të 20 kV. Në rrjedhim të së cilës operatori i shpërndarjes planifikon të investojë në mënyrë të rëndësishme, shuma që parashihen të arrijnë vlerat e rreth 350 mil/Euro vetëm ne 5 vitet e ardhshme, lidhur me proceset administrative dhe sidomos automatizimin teknike për të siguruar efikasitetin e kalimit të konsumatorit nga format tradicionale në ato alternative të furnizimit me energji.

Pavarësisht nga sa më sipër, që kjo të vij në praktik do të duhet të ketë oferta atraktive, duke mbuluar për më shumë një numër kostosh shtese në krahasim me furnizuesin tradicionale (OSHEE-n). Kështu me gjithë marzhin e fitimit aktuale midis 10-20%, për kompanitë që duan të futen në segmentin e furnizimit, ai lejon marrjen e rrezikut komercial vetëm në pjesë të vogël ose të kufizuar për kategori të caktuara. Ndër të tjera edhe kostot reale, aktualisht të llogaritura mesatarisht ne 6 lek/kWh për energjinë e importit, do të bëhen më te qarta dhe të krahasueshme vetëm pas lancimit të bursë dhe tranzitimit te energjisë së KESH-it nëpërmjet saj për tek OSHEE-ja. Si dhe do duhet një kohë e gjatë që kompanitë private të formojnë ekspertizën e nevojshme, por çfarë është me e rëndësishme edhe kuadri të plotësohet me ndërhyrjet që do dalin të domosdoshme nga praktika.

Gjithsesi e gjitha sa me sipër bënë të mundur që sistemi ynë elektroenergjetike të hapet drejt mundësisë së “arte” për një zhvillim të gjelbër, nëpërmjet modeleve të reja ekonomike bazuar në burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur në mënyrën më të mire emetimet e mbrojtur mjedisit natyror, etj. Me konkretisht, në përmbushje të kërkesave të shprehura në mënyrë të përsëritur nga raportet e Bankës Botërore, në veçanti “Doing Business 2014”, ndërhyrjet e fundit te Ministrisë dhe Entit Rregullator te Energjisë kanë hapur tashmë rrugën për të pranuar në rrjet kontributin e energjive të prodhuar nga bizneset por edhe familjaret me ane të resurseve gjeneruese të shpërndara duke u bazuar në skemën e matjes neto të energjisë.

Kështu, paralelisht me avancimin e sistemit drejt liberalizimit të plotë të tregut, gjithsesi po behet e munduar adoptimi i strukturës së sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, duke rritur mundësitë e shfrytëzimi të energjive alternative nga konsumatorët. Përveç tërheqjes se konsumatorëve të rinj në tregun e lirë, ndoshta me opsionin e kontratave afat mesme me një çmim fiks për energjinë elektrike i cili mbetet të shikohet sa atraktive do te jetë, njëkohësisht konsumatorët do të kenë së afërmi potencialin dhe mundësinë që nëse janë të interesuar të qasen në mënyre pro aktive në gjenerimin e energjisë për nevojat e tyre.

Kështu, zgjidhja finale e binomit “furnizimi alternativ apo vetë-furnizimit” duket se do të varet vetëm nga shpejtësia e depërtimit të ofertave konkurrues, ku kompanitë e para që hyjnë në treg do të shpërblehen me kosto pak më të ulëta të sistemit. Ndërsa për sa i përket një vlerësimi midis tyre, nëse për pionierët e furnizimit sfidat duken disi me të pakalueshme, burimet e shpërndara të energjisë fotovoltaike kanë epërsinë e shmangies se problemeve të rrjetit pasi ato prodhohen direkt në vendin ku nevojitet konsumi i tyre. Përveç kësaj, nga numri i përgjithshëm i konsumatorëve një e treta është e vendosur në kryeqytet dhe pjesa tjetër në zonat më të mëdha urbane dhe rurale të ultësirës perëndimore ose në zonat e tjera gjithsesi me rrezatim të lartë diellor si Elbasani, Korça, etj.

Sigurisht për përmbushjen e sfidave te mësipërme, rregullimet e çështjeve komerciale dhe teknike mbeten thelbësore. Kuadër në të cilën autoriteti i energjisë (ERE) duhet të luaj një rol kyç në sigurimin e konkurrencës në treg! Aktivitet rregullator që do të duhet gjithsesi të sigurojë që operatori i rrjetit, aktualisht publik, nuk kufizon ose kushtëzon konsumatorët në asnjë mënyrë ose formë kalimi për sa i përket furnizimit. Përveç kësaj, thelbësore bëhet që operatori i shpërndarjes (OSSH-ja e nesërme) të aplikojë rregulla dhe tarifa jo-diskriminuese dhe transparente për të gjitha format e përdorimit të rrjetit të shpërndarjes.

Kështu në mënyre përmbledhëse, në sistemin tonë sigurisht do duhet të investohet shumë dhe për një periudhe të gjatë kohore që të ndërtohet një rrjete super i shpejte i energjisë. Por reforma e më sipërme e liberalizimit mund të përkthehet në një katalizatorë jo vetëm i maksimizimit të përfitimeve nga integrimi i tregut energjetik shqiptar drejt ekonomive te shkallës por edhe për zhvillimin e rrjeteve të zgjuara për energjitë dhe çfarë është me e rëndësishme për rritjen e vet efiçencës së përdorimit të teknologjive alternative të energjisë duke filluar së pari nga ato fotovoltaike për vet prodhimin nga biznesi por edhe konsumatorët familjarë.

Për më shumë mbi sa me sipër ju lutemi te gjeni prezantimin përkatës të mbajtur nga Dr. Lorenc Gordani.

* Përgatitur për Forumin e Dytë Ndërkombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal të Ballkanit Perëndimor, Vlorë, Shqipëri, 29-03 Nëntor 2017.

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Section

2,147,483,647 total views, 1 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: