Hapja e tregut thelbësore për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative

Home / * Me kryesore / Hapja e tregut thelbësore për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative

Hapja e tregut kusht thelbësor për rritjen e përdorimit te teknologjive alternative, Dr. Lorenc Gordani, 23 Nëntor 2017

Energjia elektrike si një mall i shpërndare në rrjet është një commodity vlera e të cilit lidhet kryesisht me vendin dhe kohen ne te cilin disponohet. Në këtë kuptim, Shqipëria ka një potenciale te rëndësishme të energjisë së rinovueshme, të mire shpërndare ne te gjithë territorin midis burimeve te ndryshme kryesisht hidroelektrike dhe fotovoltaike, shumë më lart se mesatarja e çdo vendi tjetër evropian. Në të njëjtën kohë, varësisht nga mbështetja ne vazhdimësi e burimeve me tradicionale, çmimet referente në tregjet afatgjata të rajonit tashmë arrijnë nivelet me te ulëta historike prej 35-40 Euro/MWh. Çmime vërtet te ulëta qe pikërisht ne varësi te ndryshimeve me periudhave pak më të thata ose të ftohta të vitit, janë subjekt luhatjesh te forta në tregun spot, duke lëvizur mes vlerave shumë më të larta siç janë ato te 100-200 Euro/MWh.

Për të maksimizuar sa më sipër, me vënien ne praktike te Paketës se Tretë të Energjisë të BE që nga viti 2015, ne varësi edhe te natyrës detyruese te hapjes së monopoleve natyrore të rrjeteve të energjisë elektrike dhe në anën tjetër me lënien te lire për ndjekjen e modelit më te përshtatshëm për sa i përket zbatimit te kuadrit mbi investimet për arritjen e objektivave të rinovueshme të BE brenda 2020, po behet gjithmonë e me presuese për tregun shqiptar te energjisë nevoja për të avancuar me liberalizimin dhe hapjen drejt ekonomisë së shkallës të ofruar nga tregu rajonal i energjisë.

Në këtë kontekst po punohet paralelisht me avancimin e Platformës Kombëtare të Shkëmbimit të Energjisë (bursa energjisë APEX), me atë të bursës se balancimit nderditor, si dhe zgjerimit te shpërndarjes së kapaciteteve të rrjetit përmes zyrës së përbashkët të ankandit të Ballkanit Perëndimore (SEE CAO) në Podgoricë. Për me tej, deri në fund të vitit 2018, tregu shqiptare pritet të homologohet me atë te Kosovës, duke kaluar gjithashtu ne adoptimin e të njëjtave mekanizma dhe protokolle me pjesën tjetër të Ballkanit si dhe përtej Adriatikut, dhe me në përgjithësi me tere tregun e përbashkët te energjisë te BE-së.

Pra ne kuadër te zhvillimeve te me sipërme pan-evropiane, lidhur me furnizimin me energji elektrike, vendi është në prag te fillimit te një tregu te lire, qe do formësohet plotësisht sipas dinamikave të shkëmbimeve telematike (PXs). Për te mundësuar këtë, modeli aktuale i tregut dhe rregullat qe e shoqërojnë, përcaktojnë futjen ne tregun e lire brenda këtij viti te konsumatorëve të mëdhenjtë qe përbejnë rreth 38% te konsumit. Për me shume energjia për humbjet rreth 26% e totalit duhet te blihet ne tregun e lire. Së fundmi, për konsumatorët familjare që përbëjnë rreth 36% të pjesës se mbetur, tarifat e rregulluara duhet të mbahen për aq kohë sa te krijohet një treg performant, duke reflektuar të gjitha kostot reale ne tarifat finale të energjisë.

Për te përmbushur sa me sipër po ndiqet me hapjen graduale te shërbimit të vektorizimit te energjisë për furnizuesit alternative ne rrjetin e shpërndarjes, se fundmi për nivelet e mesme te tensioni ne 35 kV, dhe nga marsi 2017 për here te pare edhe ne nivelin e ulet te 20 kV. Ne rrjedhim te se cilës operatori i shpërndarjes planifikon të investojë ne mënyre te rëndësishme, shuma qe parashihen te arrijnë vlerat e rreth 350 mil/Euro vetëm ne 5 vitet e ardhshme, lidhur me proceset administrative dhe sidomos automatizimin teknike për të siguruar efikasitetin e kalimit të konsumatorit nga format tradicionale në ato alternative te furnizimit me energji.

Pavarësisht nga sa më sipër, qe kjo te vij ne praktike do te duhet te ketë oferta atraktive, duke mbuluar për me shume një numër kostosh shtese ne krahasim me furnizuesin tradicionale (OSHEE-n). Kështu me gjithë marzhin e fitimit aktuale midis 10-20%, për kompanitë qe duan te futen ne segmentin e furnizimit, ai lejon marrjen e rrezikut komercial vetëm ne pjese te vogël ose te kufizuar për kategori te caktuara. Ndër të tjera edhe kostot reale, aktualisht te llogaritura mesatarisht ne 6 lek/kWh për energjinë e importit, do të bëhen më te qarta dhe te krahasueshme vetëm pas lancimit të bursë dhe tranzitimit te energjisë së KESH-it nëpërmjet saj për tek OSHEE-ja. Si dhe do duhet një kohe e gjate qe kompanitë private te formojnë ekspertizën e nevojshme, por çfarë është me e rëndësishme edhe kuadri te plotësohet me ndërhyrjet qe do dalin te domosdoshme nga praktika.

Gjithsesi e gjitha sa me sipër bene te mundur qe sistemi ynë elektroenergjetike te hapet drejt mundësisë se “arte” për një zhvillim te gjelbër, nëpërmjet modeleve te reja ekonomike bazuar ne burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur ne mënyrën me te mire emetimet e mbrojtur mjedisit natyror, etj. Me konkretisht, ne përmbushje te kërkesave te shprehura në mënyrë të përsëritur nga raportet e Bankës Botërore, ne veçanti “Doing Business 2014”, ndërhyrjet e fundit te Ministrisë dhe Entit Rregullator te Energjisë kane hapur tashme rrugën për te pranuar ne rrjet kontributin e energjive te prodhuar nga bizneset por edhe familjaret me ane te resurseve gjeneruese te shpërndara duke u bazuar ne skemën e matjes neto të energjisë.

Kështu, paralelisht me avancimin e sistemit drejt liberalizimit të plotë të tregut, gjithsesi po behet e munduar adoptimi i strukturës se sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, duke rritur mundësitë e shfrytëzimi te energjive alternative nga konsumatorët. Përveç tërheqjes se konsumatorëve te rinj në tregun e lirë, ndoshta me opsionin e kontratave afat mesme me një çmim fiks për energjinë elektrike i cili mbetet te shikohet sa atraktive do te jete, njëkohësisht konsumatorët kanë tashme potencialin dhe mundësinë qe nëse janë te interesuar te qasen ne mënyre pro aktive në gjenerimin e energjisë për nevojat e tyre.

Kështu, zgjidhja finale e binomit “furnizimi alternativ apo vetë-furnizimit” duket se tashme varet vetëm nga shpejtësia e depërtimit të ofertave konkurrues, ku kompanitë e para që hyjnë në treg do të shpërblehen me kosto pak më të ulëta të sistemit. Ndërsa për sa i përket një vlerësimi midis tyre, nëse për pionierët e furnizimit sfidat duken disi me të pakalueshme, burimet e shpërndara të energjisë fotovoltaike kane epërsinë e shmangies se problemeve te rrjetit pasi ato prodhohen direkt në vendin ku nevojitet konsumi i tyre. Përveç kësaj, nga numri i përgjithshëm i konsumatorëve një e treta është e vendosur në kryeqytet dhe pjesa tjetër në zonat më të mëdha urbane dhe rurale të ultësirës perëndimor ose në zonat e tjera gjithsesi me rrezatim të lartë diellor si Elbasani, Korça, etj.

Sigurisht për përmbushjen e sfidave te mësipërme, rregullimet e çështjeve komerciale dhe teknike mbeten thelbësore. Kuadër ne te cilën autoriteti i energjisë (ERE) duhet te luaj një rol kyç në sigurimin e konkurrencës në treg! Aktivitet rregullator qe do të duhet gjithsesi te sigurojë që operatori i rrjetit, aktualisht publik, nuk kufizon ose kushtëzon konsumatorët në asnjë mënyrë ose formë kalimi për sa i përket furnizimit. Përveç kësaj, thelbësore behet qe operatori i shpërndarjes (OSSH-ja e nesërme) të aplikojë rregulla dhe tarifa jo-diskriminuese dhe transparente për te gjitha format e përdorimit te rrjetit të shpërndarjes.

Kështu ne mënyre përmbledhëse, ne sistemin tone sigurisht do duhet te investohet shume dhe për një periudhe të gjatë kohore qe te ndërtohet një rrjete super i shpejte i energjisë. Por reforma e me sipërme e liberalizimit mund te përkthehet ne një katalizatorë jo vetëm i maksimizimit te përfitimeve nga integrimi i tregut energjetik shqiptar drejt ekonomive te shkalles por edhe për zhvillimin e rrjeteve të zgjuara për energjitë dhe çfarë është me e rëndësishme për rritjen e vet efiçencës se përdorimit te teknologjive alternative te energjisë duke filluar se pari nga ato fotovoltaike për vet prodhimin nga biznesi por edhe konsumatori familjare.

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: