Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimet Pv?

Home / Hulumtim / Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimet Pv?

Për cilët sektorë biznesi rekomandohet instalimi i impianteve? Dr. Lorenc Gordani, 20 Tetor 2017

Nëse do te bënim një bilance mbi situatën e deritanishme, kërkesat pranë ministrisë se energjisë, te intensifikuara ne vazhdimësi pas daljes se ligjit te ri te BRE-ve, kane arritur ne me shume 300 milionë euro për një fuqi te instaluar mbi 240 MW. Sa me sipër bazuar ne faktin se interesi ne energji diellore nuk është vetëm e së ardhmes por mund te përkthehet direkt në përfitim ekonomik për prodhuesin me një normë kthimi te garantuar midis 15-20% në vit!

Kështu jo vetëm bizneset te cilët janë te fokusuar tradicionalisht ne prodhimin nga burimet e tjera por edhe ato qe në çfarëdo mënyre janë te lidhur me sektorin qofte edhe thjeshte si konsumatorë te mëdhenjtë qe duhet ose kane interes te sigurojnë vete energjinë ne treg, po i drejtojnë sytë gjithmonë e më shumë drejt alternativave që u ofron shfrytëzimi i energjisë diellore. E gjitha pasi kuadri aktuale siguron planet e biznesit me një kontratë afatgjatë parablerjeje të energjisë deri në shlyerjen e plotë të kostos se investuar.

Përveç impianteve për shitje energjie, interes i madhe është duke u treguar për vetprodhim nën regjimin e marrëveshjes te matjes neto. Sipas sa sjelle nga Elton Çekrezi, Drejtor i Pergjithshem i EuroElektra sh.p.k. për Revistën Monitor, 12 Gusht 2017, rezulton se “çdo biznes që sot paguan një faturë 500 mijë lekë e sipër në muaj për energji elektrike, kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, por kjo nuk e përjashton pjesën tjetër! Kështu ka profile të caktuara që mund ta aplikojnë ose jo impiantet fotovoltaike apo te kenë përfitimin prej tij, edhe se ai rekomandohet veçanërisht sidomos për disa sektorë si p.sh. ai turizmit ku mund te cilësohet edhe si me prioritare”.

Kështu ne parim, energjia nga PV paraqet interes për te gjitha bizneset, pasi sapo instalohet një sistem fotovoltaik, i cili ne te ardhmen mund te zgjerohet dhe te lidhet ne rrjet, biznesi (apo edhe konsumatori familjare) fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike duke rritur njëkohësisht sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem te jete në rrjet, mund te mbulohen te tere nevojat për vet përdorim duke e rritur edhe me tej përfitimin ekonomik. Ne çdo rast sa me sipër e mbron investitorin nga çfarëdo rritje te detyrimeve apo çmimesh të energjisë elektrike në të ardhmen.

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

1,014 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: