Autoriteti i energjisë shtyn tarifat e reja për hidrocentralet

Home / Informim / Autoriteti i energjisë shtyn tarifat e reja për hidrocentralet

Autoriteti i energjisë shtyn tarifat e reja për hidrocentralet nga Dr Lorenc Gordani, 04 Janar 2017

sektorin e energjisë elektrike të energjisë elektrike energjisë elektrike e energjisë elektrike energjisë elektrike të

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 22.12.2016, vendosi qe deri në 31.03.2017, të lërë në fuqi tarifat dhe çmimet e përkohshme të energjisë elektrike të miratuara me vendimin mbi tarifën fikse të energjisë elektrike, që do t`u paguhet prodhuesve të energjisë elektrike, nga hidrocentralet për vitin 2016. Përditësimi dhe kompensimi i të gjitha efekteve të mundshme financiare për të licensuarit si gjate periudhës 2015 e 2016 do të bëhet në atë pasardhëse sipas përcaktimeve të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Shtyrje kjo megjithese ne kompetencen e ERE-s, vjen e pa mbështetur mbi një baze te qarte ligjore dhe ne anashkalim te ligjit 138/2013, i cili mbetet ne fuqi deri ne aprovimin e ligjit te ri te parashikuar për ne janar te 2017. Baze e re ligjore qe do te duhet gjithashtu te plotësohet te paktën brenda gjashte muajve me aprovimin e metodologjisë se re në përputhje me Modelin e Tregut, aktualisht në proces rishikimi në bashkëpunim me konsulencën e USAID-it dhe konsultim te Sekretariatit te Vjenës.

Sa me sipër duhet të jete në përputhje me VKM-ne Nr. 244 “Për miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që zbatohet ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.” Gjithsesi siç vërehet nga konstatimet e vet ERE-s aktiviteti i furnizimit universal nga data 1 Korrik 2016 nuk ka reflektuar kostot e aktivitetit të transferuar nga FPSH.

345,770 total views, 3 views today

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: