Climate change effects on water use for energy industry by Dr Lorenc Gordani, 09th December 2016

Home / Uncategorised / Climate change effects on water use for energy industry by Dr Lorenc Gordani, 09th December 2016

Climate change effects on water use for energy industry by Dr Lorenc Gordani, 09th December 2016

Prodhimi i energjisë hidrike është burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri, duke zënë 97% të prodhimit energjetik aktual të brendshëm të Shqipërisë. Aktualisht, prodhimi ndryshon afërsisht nga 2900 GWh në vite shumë të thata deri në pothuajse 6,000 GWh në vite me shumë lagështirë sillet ne draft raportin “Përgatitja dhe Zbatimi i një Strategjie MIBU” nga Mott MacDonald.

Mbështetja pothuajse ekskluzive në energjinë hidrike për furnizimin me energji elektrike e bën prodhimin vjetor Shqiptar shumë të varur nga ndryshueshmëria e kushteve hidrologjike. Gjatë viteve të thatë, energjia elektrike hidrike mund të bjerë deri në 40% nën mesataren e prodhimit afatgjatë (siç edhe ka ndodhur në vitin 2007) ose të rritet 60% mbi mesataren gjatë një viti veçanërisht të lagësht (2010). Vitet e thatë kërkojnë importe të energjisë me kosto të lartë nga shtetet fqinje për të përballuar kërkesën e vendit. Nga ana tjetër, viti tejet i lagësht 2010 e ktheu Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë elektrike për herë të parë që prej vitit 1997.

Peshkimi dhe kulturat ujore janë fusha të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në Shqipëri. Të dhënat më të fundit në nivel kombëtar tregojnë se peshkimi zë rreth 47.2% të totalit të peshkut të kapur, ku peshkimi në ujërat e ëmbla dhe rezervate zë rreth 35.2%, ndërsa peshkimi në ujërat detare dhe lagunat zë afërsisht 12% dhe 4.9% përkatësisht. Ka rreth 100 rezervuarë kulturash ujore për rritjen e troftës në zonat malore dhe lumenj. Hidrocentralet ekzistuese kanë sjellë krijimin e liqeneve artificiale të cilat përdoren nga fermat e peshkut.

Transporti në rrugë ujore është një sektor i margjinalizuar. Ky lloj transporti në lumenj dhe liqene është pothuajse i papërfillshëm. Sidoqoftë, kapacitetet e akomodimit dhe përpunuese si edhe rritja e efikasitetit në porte ka çuar në një rritje të volumit të transportit në rrugë detare. Bazuar në master planet, rehabilitimi i infrastrukturës dhe strukturës në portet detare të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, dhe Sarandës, si edhe Transporti Ujor në Koman, parashikohet të sjellin rritjen e shkëmbimeve tregtare (SKZHI, 2013).

Ndryshimet e faktorëve klimatikë dhe ndikimi stinor së bashku ndikojnë kërkesën dhe furnizimin me energji. Stina e dimrit pritet të jetë më e shkurtër dhe më e ngrohtë dhe kjo do të çojë në një rënie të kërkesës për energji për ngrohje. Gjithsesi, temperaturat e larta në stinën e verës do të çojnë në rritje të konsumit të energjisë për ftohje. Për sa i përket pjesës së furnizimit me energji, teknologji të ndryshme të prodhimit të energjisë ndikohen ndryshe nga ndryshimet e motit dhe kushtet ekstreme të motit që mund të shkaktohen nga ndryshimet klimatike (Ciscar dhe Doëling, 2014).

Vënia në punë e hidrocentraleve varet nga uji që rrjedh në turbina, (volumi dhe shpejtësia e ujit). Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj është i lidhur me rënien e shirave dhe mbushjes me ujë të rezervuarëve furnizues, ndërsa prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e vegjël varet nga volumi i rrjedhjes së ujit në lumenj. Deri në 2050, prodhimi i energjisë nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël në Shqipëri pritet të bjerë me rreth përkatësisht, 15% dhe 20%, për shkak të rënies me 20% të shirave në stinën e verës deri në 2050 (WB-ESMAP, 2009)

Reshjet e dendura të shirave (që parashikohen të jenë më të shpeshta) së bashku me shkrirjen e shpejtë të dëborës për shkak të temperaturave të larta në stinën e dimrit mund të jenë një kërcënim për sigurinë e digave, duke i bërë komunitetet dhe zonat e banuara afër tyre të jenë të ekspozuara nga përmbytjet dhe/ose rrjedhjet e mundshme nga rezervuarët e hidrocentraleve. Ky efekt bëhet akoma më i madh për shkak të ndryshimeve në sasinë e reshjeve, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura pas periudhave të gjata pa reshje duke shtuar këtu ndryshime në bimësi (shpyllëzimet) përgjatë rrjedhave të ujit, proceset gjeologjike, dhe ndryshimet në rrjedhën e ujit.

Shkrirja e shpejtë e dëborës mund të shkurtojë periudhën kur hidrocentralet janë në gjendje të jenë në funksion duke çuar në uljen e prodhimit të energjisë. Në vitet e fundit, reshjet e pakta të dëborës kanë bërë që hidrocentralet e vegjël të shkurtojnë periudhën e funksionimit të tyre nga 8 (tetë) muaj në 4 (katër) muaj (Banka Botërore, 2009).

No shortCode found

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: